Babai i Alma Arrazit ka treguar arsyet që e çuan Alma Arrazin të mbytej së bashku me tre fëmijët e saj të mitur mbrëmjen e 2 majit në lumin Bunë.
I ati i 39-vjeçares ka rrëfyer se e bija i kishte treguar se Erdgys Arrazi e tradhtonte dhe kishte nisur bashkëjetesën me një vajzë të re.
“Vajza shprehej se ai ka një të dashur, shkonte me të tjera, filloi të jepte shenjat e veta, derisa arriti në këtë gjendje. Më tha bashkëjeton me një gocë të re, fle në një dhomë më vete me tre fëmijët”, u shpreh ai në emisionin “Breaking”.
Babai i Alma Arrazit deklaroi se iu ishte lutur të bijës që të ndahej, por sipas tij, bashkëshorti nuk e linte që të merrte fëmijët me vete.
“Ajo më thoshte nuk dua që fëmijët e mi t’i gëzojë dikush tjetër, i kam bërë unë, do t’i rris unë”, rrëfeu i ati, duke shtuar se “aty ka marrë vendimin për të flijuar jetën e vet dhe të tre engjëjve.
Babai i Alma Arrazit: Fjalët për probleme mendore nuk janë të vërteta, e deklaroj me përgjegjësinë time. Sikur të ishte e tillë, im shoq si e mori për grua. Edhe nëse s’e ka ditur në fillim, do e kuptonte më vonë. Si jetoi 10 vjet dhe bëri 3 fëmijë me vajzën time, nëse vajza do ishte në atë gjendje që pretendojnë. Nuk kam marrë ndonjëherë ilaçe depresioni për vajzën, unë kam qenë edhe në Gjermani kur ka qenë vajza me bashkëshortin atje. Kanë kaluar mirë.
Pasi u kthyen, vajza shprehej se ai ka një të dashur, shkonte me të tjera, filloi të jepte shenjat e veta, derisa arriti në këtë gjendje. Më tha bashkëjeton me një gocë të re, fle në një dhomë më vete me tre fëmijët. I thashë çfarë pret më, ka mbaruar çdo gjë. I jam lutur, lere se ka mbaruar. Ai i tha nuk të dua, çfarë pret më. Ik. Më tha fëmijët nuk i le dot, nuk jetoj dot pa fëmijët. Ai nuk ia linte fëmijët. Pa fëmijë nuk rrinte dot, atë e donte jashtë mase. Aty ka marrë vendimin për të flijuar jetën e vetë dhe të tre engjëjve.
Nuk më ka thënë për dhunë fizike, por dhunë psikologjike ka pasur që nga momenti kur ai ka nisur një lidhje jashtëmartesore. Ajo më thoshte nuk dua që fëmijët e mi nuk dua t’i gëzojë dikush tjetër, i kam bërë unë, do t’i rris unë. Ka qenë një nënë shembullore, e përkushtuar për fëmijët.
Te denohet burri dhe dashnorja kurvica e re qe u be sebep. Ku i con mushka keto kurvat qe ndajne familjet, le te ndajne bashke edhe burgun.
po mire ai cope burre nuk paska faj fare ne kete tragjedi por vetem grate, qofte e reja apo nena? nuk ka faj ai qe nuk dinte te ndante shapin nga sheqeri? mundesia qe te ndahej njehere, te rregullonte femijet dhe pastaj te zinte grua tjeter eshte e paimagjinueshme? - psh si variant ky. nejse me duket se po kerkoj dicka luksi ne zgjidhjen e problemeve: llogjiken.
Si thote ky "baba gomar" : Ka qene nene shembullore, e perkushtuar per femijet. O baba , o gomar,
Te semuresh se te tradhton burri halli me I vogel qe mund te jete, ik shpeto bga maskarai.
Po ca thot o njeri, veprimi i vajzes tende nuk justifikohet. Femijet e vete nena nuk i vrete per asnje lloje arsyeje. Ta pruri burri atije ku smbane me futi plumbin megjithe dashnore vri dhe veten po deshe, po jo femijet.