Sulmi kibernetik nga Irani, reagon NATO: Mbështesim Shqipërinë! Sulm keqdashës edhe ndaj Aleancës, do të shtojmë mbrojtjen

8 Shtator 2022, 14:40Kronika TEMA

Sulmi kibernetik nga Irani, reagon NATO: Mbështesim Shqipërinë!

Një ditë pasi Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, një reagim ka ardhur nga NATO të cilët konfirmojnë mbështetjen ndaj vendit tonë, duke dënuar aktivitete keqdashëse kibernetike për destabilizimin e sigurisë.

Kreu i NATO, Jens Stoltenberg me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se ekspertët e Aleatëve po ofrojnë mbështetje. Ai shton se NATO është e përkushtuar të vazhdojë të rrisë mbrojtjen: për të penguar, mbrojtur kundër kërcënimeve kibernetike.

“Dënoj fuqishëm sulmin e fundit kibernetik ndaj #Shqipërisë, të cilin Tirana dhe aleatët e tjerë ia atribuojnë Iranit. #NATO dhe ekspertët e Aleatëve po ofrojnë mbështetje. NATO është e përkushtuar të vazhdojë të rrisë rojet tona: për të penguar, mbrojtur kundër kërcënimeve kibernetike”, shkruan Stoltenberg.

Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Shkak për këtë u bënë “provat e pakundërshtueshme” për sulme kibernetike.

Lini një Përgjigje