Vrau komshiun për një gardh, autori kurohet nga depresioni, ende në arrati

7 Shtator 2022, 20:23Kronika TEMA

Vrau komshiun për një gardh, autori kurohet nga depresioni, ende

Vrasja me thikë e 65-vjeçarit Safet Yskollari në fshatin Gështenjas të Pogradecit dyshohet se ka ndodhur pas konflikti për një gardh mes dy fqinjëve.

Burime bëjnë me dije se autori Fatos Manellari, i cili është ende në arrati, kurohet nga depresioni.

Famijarët e autorit të krimit kanë reaguar të tronditur pas kanë marrë lajmin nga mediat se i afërmi i tyre kishte vrarë bashkëfshatarin.

Ngjarja u shënua rreth orës 17:50 të së mërkurës. 65-vjeçari ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.

Lini një Përgjigje