
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetime për rrëmbimin dhe më pas ekzekutimin të biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i vdekur më 6 nëntor të vitit të kaluar në Malin me Gropa.
I pandehur është marrë shtetasi Fredi Rrushi i cili akuzohet për "vrasje", "armëmbajtje pa leje' dhe "zhdukjes së provave dhe kufomës.
Fredi Rrushi u arrestua në Tiranë më 26 tetor kur u zbulua se numri i tij kishte pasur telefonata të shpeshta në telefonin e biznesmenit që familja e kishte denoncuar të zhdukur.
Fillimisht Rrushi u shoqërua për tu marrë në pyetje por u ndalua kur iu zbulua urdhër-arresti nga Italia.
Hetuesit tashmë kanë prova që faktojnë se Rrushi e ka marrë në makinë dhe e ka çuar Rruzhdi Hoxhën në malin e Dajtit dhe e ka ekzekutuar me plumb në kokë.
Nga hetimet ende nuk është gjetur automjeti me të cilin u rrëmbye Hoxha dhe pistoleta me të cilën u ekzekutua.
Lini një Përgjigje