
Qeveria ka vendosur të ndërprejë marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave pas sulmit kibernetik të pak javëve më parë ku qindra shërbime online u pezulluan.
Vendimi është bërë i ditur sot dhe nga kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë.
Shërbimet publike online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht në korrik për shkak të një sulmi kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.
Menjëherë, duke ndjekur protokollet e reagimit, u krye izolimi i infrastrukturave dhe sistemeve qeveritare për të garantuar mbrojtjen e të dhënave. Qeveria shqiptare garantoi qytetarët shqiptare se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta.
Metodat mbi të cilat sulmi është kryer ishte i ngjashëm me një sërë sulmesh kibernetike në domain-et qeveritare dhe private të kohëve të fundit, si në Ukrainë, Gjermani, Lituani, Maltë, Holandë, Belgjikë apo dhe vende të tjera.
Lini një Përgjigje