
Vijon prej të paktën dy javësh misteri mbi zhdukjen e Ervis Martinajt, personazhit të konsideruar si “Mbreti i Lojërave të Fatit”, i cili mendohet se ka arritur një pasuri prej gati 600 milion euro prej aktiviteteve të ligjshme dhe të paligjshme.
Gazetarët flasin me bindje se kanë parë një video kur ai është kapur nga kundërshtarët e tij, teksa i ofron madje atyre 50 milion euro për ta liruar. Artan Hoxha në atë video shihej se Martinaj ishte tortuar, ndërkohë që deri më tani nuk ka një reagim zyrtar as nga policia dhe as nga prokuroria se çfarë ka ndodhur realisht me Martinajn.
Disa nga ekspertët e botës së krimit thanë se Ervis Martinaj, nuk zbatoi rregullat e botës së mafies. Ishte më i ekspozuar seç duhet, donte të ishte gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe në vendet më luksoze në Shqipëri.
Cilat janë gabimet me kodet dhe rregullat e mafias që sollën zhdukjen e Vis Martinaj?
Kodi i heshtjes
Omerta është kodeksi i heshtjes i cili i ndalon mafiozët që të tradhtojnë partnerët e tyre tek autoritetet. Dënimi i tradhtisë është vdekja e tradhtarit dhe e familjes së tij.
10 Urdhrat e Shenjta
Në nëntor të vitit 2007, pas arrestimit të Salvatore Lo Picolo (do të sqarojmë më vonë se kush është), policia siçiliane gjeti një dokument që përmbante “Dhjetë Urdhërat” në vendin ku strehohej ai. Ata janë udhërrëfyes si të bëhesh një mafioz i mirë, i respektuar dhe i ndershëm.
Askush nuk duhet ta prezantoje veten drejtpërdrejt para ndonjërit nga miqtë tanë. Duhet të ketë një palë të tretë për ta bërë këtë.
Asnjëherë mos shiko gruan e mikut tënd.
Mos lejo të të shikojnë me policë.
Mos shko nëpër pabe dhe klube.
Të jesh gjithmonë i disponueshëm për Cosa Nostrën është detyrë-edhe nëse gruaja është duke lindur.
Takimet duhet të respektohen plotësisht.
Bashkëshortet duhet të trajtohen me respekt.
Kur pyetesh për ndonjë informacion, duhet të tregohet gjithmonë e vërteta.
Paratë nuk janë të duhura nëse i përkasin të tjerëve apo familjeve të tjera.
Njerëzit të cilët nuk mund të jenë pjesë e mafias, çdokush që ka lidhje të afërta me policinë, çdokush që mban marrëdhënie të paplota me familjen, çdokush që sillet keq dhe nuk i ruan vlerat morale.
Zhdukja e Martinajt është kthyer në një mister të madh, ndërsa duket se çelësi i të gjithë kësaj historie është Efektivi i Forcave Operacionale Jeton Lami, i cili nuk është zbërthyer ende duke dhënë detaje të cunguara mbi lëvizjet e Martinajt në ditët e para të gushtit, pas të cilave më pas nuk ka asnjë gjurmë të tij.
Prokuroria po heton në dy linja sa i përket këtij fakti: Linja e parë lidhet me gjetjen nga kundërshtarët pasi është tradhtuar nga njerëzit e tij dhe mundësinë e vrasjes së Martinajt prej tyre, kurse linja e dytë lidhet me një vetëzhdukje të tij për t’i shpëtuar edhe policisë, por edhe kundërshtarëve, të cilët kohët e fundit i ishin afruar shumë.
Kujtojmë se vetëm disa javë më parë, në mbikalimin pranë Fushë Krujës u ekzekutuan tre persona, njerëz të rrethit të Ervis Martinajt, ku njëri prej tyre ishte djali i xhaxhait të tij, Brilanti. Në të dyja këto pista, prokuroria dyshon se Lami nuk po thotë gjithçka di. Madje, ka dyshime se ky në çdo rast, ky efektiv i Forcave Operacionale të jetë në dijeni si në rastin e mundshëm të kapjes së Martinajt prej kundërshtarëve ashtu edhe nëse është zhdukur vetë.
Denoncimi
Në fillim të gushtit ishte xhaxhai i tij dhe nëna që shkuan në komisariatin e Policisë së Kurbinit duke kërkuar nga policia t’i gjenin të afërmin pasi sipas tyre nuk kishin patur kontakt prej disa ditësh. Ata theksuan në polici, sipas dëshmisë, se mungesa e kontaktit nga Martinaj ishte konstatuar nga një kushëriri i tyre me banim në Dubai. Ai u kishte thënë se nuk fliste prej disa ditësh me Ervis Martinajn.
Pas këtij denoncimi u shtua edhe më tepër dyshimi mbi fatin e tij si edhe zhvillimet e bujshme në fushën e kriminalitetit. Ky denoncim përkon me periudhën kur në Laç iu bë atentat dy personazheve të tjerë, të njohur si persona të grupit të Martinajt. Madje, makina e përdorur prej tyre, një Toyota Land Cruiser e blinduar ishte përdorur shumë shpesh nga Ervis Martinaj duke shtuar dyshimet se objekt i atentatit të Laçit ishte pikërisht ai.
Vrasjet e bujshme
Emri i Ervis Martinajt do të përflitej për herë të parë publikisht pas vrasjes së Elvis Doçit në vitin 2013 në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Gjithçka ndodhi pas operacionit “Fundi i Marrëzisë” ku në vitin 2013 u vendos bllokimi i lojërave të fatit. Prokuroria dyshoi atëhere se vrasja e ndodhur pak javë më pas në zonën e Komunës së Parisit kishte lidhje me këtë operacion dhe një ndër të dyshuarit ishte pikërisht Martinaj.
“Stacioni” tjetër i bujshëm i Martinajt ishte edhe vrasja e Enton Nikës në Linzë në tetor të vitit 2015. Martinaj ishte i shoqëruar nga Mirsad Kuçana, Emiljano Tasho dhe Bujar Hasani. Pas një debat verbal dhe grushteve, personat që shoqëronin Martinajn qëllojnë ndaj Nikës duke e lënë të vdekur në vend.
Ngjarja tjetër e bujshme ishte masakra e tetorit 2018 në ish-Bllok ku Martinaj u plagos në qafë, ndërkohë që mbeti i vrarë një prej personave që e shoqëronin atë, Fabian Gaccaj. Gjithçka ndodhi pas një sherri me Ervin Matën ku i pranishëm ishte edhe ish-ushtari i Forcave Speciale BOS, Merviol Billo. Ky i fundit është ende në arrati. Që prej kësaj periudhe, Ervis Martinajt i janë vrarë një numër i madh personazhesh që njiheshin si “njerëzit e tij”.
Kush është “Mbreti” tani?
Artan Hoxha tha se përballë Ervis Martinajt janë organizuar disa grupe kriminale, të cilat kanë patur një qëllim të vetëm: Largimin e tij nga “loja” pasi ishte kthyer në një personazh që kishte prishur balancat e marrëdhënieve mes krimit, politikës dhe botës së biznesit.
Hoxha paralajmëroi gjatë intervistës në ABC se grupi në fjalë, i cili ka financa tepër të shëndosha si edhe një grup të armatosur profesionistësh janë ata që do të mbretërojnë gjatë dekadës së ardhshme në fushën e krimit të organizuar.
Sipas tij, ky grup është një “përbindësh” që u krijuar për të hequr qafe Martinajn, ndërkohë që tashmë do të kthehen në një rrezik të madh për vendin pasi kanë gjithçka që iu duhet për të qenë të paprekshëm, qoftë edhe mbështetjen politike, raporton abcnews.al.
Kush e donte të vdekur Ervis Martinajn?
Mësohet se një ndër ndërhyrjet më të forta të Martinajt në këtë trekëndësh ka qenë momenti kur u tentua monopolizimi i tregut ta basteve në Shqipëri, pak vite pas operacionit “Fundi i Marrëzisë” që e goditi rëndë atë në fund të vitit 2013.
Bëhet fjalë sipas Hoxhës për kompaninë “Bast Arena”, në të cilin tentuan të futeshin në lojë një politikan i njohur, i shpallur madje “non grata” nga SHBA-të; një biznesmen i fuqishëm si edhe një i afërmi i një politikani tepër të rendësishëm në vend. Hoxha u shpreh se me ta mësuar këtë, Martianaj kishte kontaktuar me të tre duke iu thënë se duhej të hiqnin dorë nga kjo tentativë për ta nxjerrë atë tërësisht nga loja. “Bast Arena” u mbyll pak muaj më pas sipas Hoxhës.
Largimi nga skena i Ervis Martinajt mund të çojë në një rigjallërim të tentativave për të monopolizuar tregun e basteve në Shqipëri përmes dhënies së ndonjë licence kombëtare./ Voxnews
Na ke ca trongullin me ket personazh ku nuk dihet asgjë tjetër përveç zhdukjes Ditë për ditë në një vrimë i bini?! Fati i tij i intereson të afermve dhe familjes që nuk e meritojnë këtë teatër makabër çdo ditë Dhe prokuroria që s'ka nevojë për show mediatik
Ervis Martinaj e inskenoi zhdukjen e tij, sepse nuk ka asnje njeri me ta perkrahi, kishte vetem nje djale xhaxhai, ai u vra tek ura e Fushe Krujes. Ai u fsheh, se nuk ka kush e mbron me. Sajoi zhdukjen apo vrasjen e tij, qe te mos i vrasin babane dhe xhaxhallaret, te vetmit qe ju ka ngelur. Bandat e tjera jane me shume, kane far e fis, ketij nuk i ka ngelur me njeri . Megjithate, nje lajm i mire vjen nga familja e Martinajve, varri i atij 22 vjecarit do behet shume i larte, do i bejne nje dere, qe kur ti japi zoti liridalje, te dali te bej seks, apo te bej ndonje vrasje tjeter. Oops, ja futa kot
Nuk diskutohet fare qe kete Martinaj e kane hequr qafe grupi i Olsi Rames, per te zoteruar Bastet Ndaj dhe Rama na foli se "do lejojme Bastet vetem on-line, " se gjasme keshtu i kontrolon me mire Olsi me ndihmen e Rames e hoqen qafe kete idiot dhe tani e kane gjithe ate treg per vete
Shko ne xhami, se te kane bere kaps ne tru shpifjet e Saliut. Ke degjuar keto 9 vjet ndonje gje per te birin e Edi Rames? E harrove cfare bente Shkelzen Berisha, nga toka ne Vlore, Durres, deri tek "fishekzaret" e Gerdecit, e mban ment cfare "Shfaqje" makaber beri, dhe nuk e ka gjetur gje akoma?
O hajdut,behu nje here trim dhe denancoje kete vrases meqe e ditke.
Mbreti? - Ne kete rast eshte triumvirat: Olsi Ram; Gaz Demi; Tom Doshi
Mua nuk me shqeteson Martinaj apo ç'e gjeti ate, mua me shqeteson se kemi nje gazetar qe quhet Artan Hoxha, (ne Shqiperi ka dhjetra Artan Hoxha dhe nuk eshte si rasti Ilir Metaj qe jane vetem dy), e ky Artan i di te gjitha se ku futet njeri e ku del tjetri dhe prokuroria dhe gjykatat nuk e marrin dhe ta pyesin zyrtyarisht qe te marrin masa per te ardhmen e Shqiperise: do ngelet mafja ne fuqi apo shteti?! Artani i di se kush jane ku jane, bile edhe ne Kolumbi e Brazil dhe nuk i tregon nje pjese me emra, vetem aludon si di ai apo nuk e di neqoftese sheh enderra naten dhe i tregon diten. Nuk kane nevoje per Lamin , merrni Artani se di dhe bythen e dreqit, si thote ai çdo minute e dite.
Artan Hoxha nuk di asnje emer, thjesht duke u marre gjithe diten me keto histori, di ca thashetheme me teper. Nga cfare lexon, ndjek, investigon, pastaj nxjerr perfundime, qe shpesh kane qene te sakta. Artan Hoxha nuk ka asnje lidhje me kriminelet. Ndonjehere ata e perdorin per ndonje lajm te rreme, per te shmangur policine, apo kundershtaret.
Mos a nuk e dinit qe ky rri me polic e me kurva,mos tallni trapin,mendoni se eshte viti 92,tani shume Shqiptare jetojne jashte ju kan hapur syte,sot dhe per te blere nje byrek te duhen nje i forte ne Shqiperi,te del polici te ndalon kot ne rruge,nuk guxon te dalesh me targa te huaja,u kthyem 25 vjet mbrapa,keta e kan ne gjak komunizmin,ja u kan lene pleqt amanet.mjere ai popull.
Nuk besoj te jete vetezhdukur sepse ai ngeli pa mbrojtje. Se ke lekun nuk do te thote qe je i mbrojtur. Nisu vetem nga fakti qe i vrane dhe dogjen djalin e xhaxhait, cfare pret me. Gjithashtu ky e nisi dhe u ngrit me mbeshtetje politike. Nqs eshte 39 vjec tani, i bie qe ka rreth 10 vite ne maje ku duhet te kete qe 28, shuume i ri per te komanduar gjithe tregun e basteve ne nje Shqiperi me shume banda kriminale. Besoj rruges per te mbajtur lekun ose nga sulmet qe i jane bere eshte detyruar te sulmoje. Mendoj qe bandat te cilat e kane rrembyer vrare jane kriminelet tipike qe vrasin e presin. Uroj per veten e tij dhe per familjen e tij te jete mire dhe uroj shume qe ajo video qe perflitet ku shikohet i vrare mos te jete e vertete ????
Ore e kuptoni qe e hoqi qafe politika?Sa do para te kesh po te kesh kunder mafiozet e politikes nuk ke shpetim.Nje personazh qe del nga hici,vjen nga Italia pas shkolles dhe arrin te ngjitet ne majen e kontrollit te lojrave te fatit e jo vetem?Per ke luante e dine te gjithe tashme,fitimet Visi i conte tjeter kund..deri sa me ne fund e shiten…
Tani mbretërojnë A.La… dhe Ervin Mata
Nje plere me pak kaq thjesht .
E imagjinoni ju kete Ervis Martinaj ne kohen e Enverit, duke hapur kanalet e Mamurrasit, dhe ndonje brigadjere komuniste, ti bente shur.ren tek koka e kanalit? Keta lepuj, u bene trima, u bene biznesmene se kishin mbeshtetjen e Sali Berishes. Ka qene nje Myftar ortak me kete Ervisin dhe Shkelzen Berishen per lojerat e fatit, bastet. Myftari ka qene shofer i nje prefekti, diku ne Fier e Tirane. Ndertoi Shkelzenin ne qender te Fierit, ja hodhi ne toke Edi Rama.
MYFTAR LUMNESHI KA QEN QE I VRAU VELLAIN MOTRA E HAKLJAVE KA QEN SHOFER I PREFEKTIT TE FIERIT NJE PLEHR QE SE KE IDEN TRAPAJAN ISHTE , HAPI DEPOT TEK SHKOLLA E BASHKUAR ,SHKOI NE PERMER NE 97 ME URDHER TE SALIUT DHE DONTE TE PERDHUNONTE GRAT QE PUNONIN NE AR , JA PRISHI EDI HOTEL SHKELZENIN DHE KY TRIMI ME MUSTAQE IKU NATEN SI MI GJIRIZI , KUR KA MAR LICENSEN MARTINAJ I KA CUAR XENIT TE SALE SHPELLARIT 200 MIJ EURO PER TE HAP BASTET .KETA JAN TE SALI KARAXHICIT.
O Askush mbrwt i lojrave të fatit ka qënë dhe është vëllai i Fatmir Xhafës bashkë me ortakun e vetë Mozin që të dy kanë qënë të dënuar në Italy për trafik droge direkt nga Columbia, meqënë e ditke historinë e këtij shpellarit Lumnesh duhwt ta dish dhe hiatorinë e ketij fushorit VËLLAIT TË FATMIR XHAFËS
O Pilo rri rehat e Lale se ti je me kohën e kriminel Enverit, qelbësira dhe fundërrina komunizmi
Po pra mor Pilo ndonje brigadier me krahet e ngrohte nga partia sigurisht mund ta bente te fortin. Puna eshte se ai brigadieri pa shtetin dhe Ervisi pa shtetin jane 2 gjera te ndryshme!