Del ekspertiza për masakrën e Fushë Krujës: 91 plumba dolën nga një armë e vetme, autori dyshohet të jetë një komando

6 Shtator 2022, 17:37Kronika TEMA

Del ekspertiza për masakrën e Fushë Krujës: 91 plumba

Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të biznesmenit Ervis Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, janë ekzekutuar me një arme të vetme.

Ky është detaji me i ri nga hetimet për vrasjen e 3-fishtë që ndodhi mesditën e 17 korrikut në mbikalimin e Fushë Krujës.

91 gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes jane ekzaminuar në laboratorin e policisë shkencore.

Nga ekzaminimi mikroskopik i gjurmës së kapsollave të gëzhojës,  rezulton se ato kanë të njëjtën gjurmë goditëse nga gjilpëra e armës.

Detaji ka befasuar grupin e hetimit, pasi sipas tyre taktikisht është e pamundur që një person i vetëm të ketë qëlluar plot 91 herë me një armë, brenda një kohe shumë të shkurtër.

Sipas burimeve, ka shumë gjasa që autori, i cili ka hapur zjarr, ka qenë një komando i stërvitur, dhe me shumë mundësi të ketë ndërruar karikatorin disa herë.

Hetimet janë përqëndruar në përplasjen mes familjeve Martinaj dhe Reçi në Laç.

Nga gushti i vitit 2019 e deri tani, ato janë përfshirë në një konflikt të shoqëruar me atentate të ndërsjellta. 

Në ekzekutimin e 17 korrikut dyshohet të kenë marrë pjesë më shumë se 4 persona.

Në makinën e djegur tip “Passat” që autorët përdorën për vrasjen, policia sekuestroi tre armë, dy automatikë kallashnikov dhe një MP5.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, policia ka grumbulluar dëshmi dhe prova të tjera që vërtetojnë se makina tip “Passat” e autorëve ka qëndruar në vendin buzë rrugës nacionale Kamëz-Fushë Krujë dhe sapo ka parë mjetin ku lëvizte Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij, ka xhiruar gomat me shpejtësi duke e ndjekur pas.

Në vendin e mbikalimit, autorët parakaluan mjetin ku ndodheshin tre të rinjtë, të cilet u qëlluan për vdekje nga një armë e vetme.

6 Komente

  1. U
    Usa

    O loqe te grupit hetimor,ne momentin e batares se pare,autori ka patur kohen e duhur te nderroj karikatoret (ose mullirin)…I bet te gjithe navy seals..eshte qelluar ne distance te afert ku nuk shpeton dot,sa per gjakftohtsin ajo eshte pune tjeter.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      nuk kanë qënë dhe aq gjekftohetë! lënja e shënjave në startin e makinës,mund të niseshin normal dhe të rrisnin shpejtësinë më vonë,dhe sidomos tre karikatorë të shkarkuar! është pak si tepër për një që është mësuar me armë!! ai që është profesionist qëllon një nga një,në rast breshërie gjithnjë treshe ose katërshe!!në një rast të tillë këta kanë qëlluar kuturu!! ndoshta ja kanë filluar nga pas para,pra në arritje e sipër,në vënd që të qëllonin shoferin në moment parakalimi nga dritarja e dytë!me atë shpejtësi nuk do të kishte nevojë të përdorej tërë ai municion,sepse makin do ishte përplasur dhe personat e tjerë mund të kishin vdekur në aksident!!

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tolstoi pa luan

      Futja kot!!! Nese eshte perdorur vetem 1 arme, pse jane lene te digjen 2 te tjerat??!! Per me teper qe MP5 ka kaliber ndryshe nga kallashi dhe eshte arme e shtrenjte.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        tole, fare thjeshtë! kanë qënë tre armë,nuk ka qënë e arsyeshme të përdoren të treja,kanë mbaruar punë me një(dy të tjerat janë dhe punë sigurie nëse njëra nuk bën "bam"),por nuk mund të largohesh të djegësh gjurmët,makinë dhe armë atentati,e të mbash me vete dy armët e tjera!!duhet të jesh pak si gomar,që pas një "arratisje"të mendosh të mos humbësh vlerën e dy armëve!!në një një kontroll rastësor të policisë!? e ke sa krahu brënda! në një kontroll që vendoset gjithandej pasi merret vesh se është kryer një atentat!? ha brrylin brënda!! kështu lali,nëse është e mundur në raste të tilla,si makina dhe armët,bile dhe veshjet,që përmbajnë tymin e barotit(sidomos po të shtish nga brënda makinës)duhet të asgjesohen,deri në mos egzistencë!!

        Përgjigjjuni
      2. a
        anti25642654censurë

        "91 plumba dolën nga një armë e vetme, autori dyshohet të jetë një komando "=me 3 karikator plot një fishek në gojë para se të fillojë karikatori i parë!! duhet me bo luftë me harxhu kaq shumë fishekë,dhe duhet të jesh pak i pregatirut për ta bërë një gjë të tillë!! ne mendojmë se një komando,duhet të jetë një ushtarak i pregatirut,jo për të harxhuar 4kg fishekë,por për të harxhuar "2 fishekë për tre persona"!! nëse "komandua"jonë nuk ka pasur një urrejtje të tërbuar me viktimat!? atëherë ai është një skarcitet i pregatitjes ushtarake shqiptare!!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Niku

          O loqja nga USA qe gykon dhe gjakftohtesine . Se thone keta komando nuk eshte relacioni grupit hetimor te jesh i bindur jane keta Artan Hoxha e keta artan Hoxhat e tjere me kompani.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje