Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

7 Shtator 2022, 12:50Kronika TEMA

Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtor i Përgjithshëm i

Nga kjo e mërkurë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të jetë Muhamet Rrumbullaku. Vendimi u mor pas mbledhjes së qeverisë dhe u njoftua nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Rrumbullaku zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtorin Gledis Nano.

Rrumbullaku, 56 vjeç, ka lindur në Tiranë dhe është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë. Ai është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë së Tiranës dhe në vitin 2010 ka marrë titullin Jurist.


Prej 2019-s ai qëndroi në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Edhe pasi ky institucion u kthye në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Rrumbullaku vijoi të qëndronte në krye të tij.

Më 2 Shtator, ai u zëvendësua në detyrën e kreut të AMP-së nga ish-drejtori i Policisë, Ardi Veliu. Ndër të tjera, Muhamet Rrumbullaku ka mbajtur një sërë detyrash të larta në Policinë e Shtetit.

 

11 Komente

  1. A
    Arian

    Shume mire.profesionist merrni te punoje

    Përgjigjjuni
    1. n
      na mbyten injorantet turcelinj

      Muhameti saliut,gjeni edhe nje mahmut turkoshak

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toni

        Po te vjeme ty o kokeloqe. Se mbase punon me mire

        Përgjigjjuni
      2. M
        Me një fjale jurist nga shkolla e plepave të Saliu

        Me një fjale, jurist Ka dale nga unvusitetet si puna e shkollës së plepave. Në policine që 1988 që gjate gjith ketyre kohve dine veq të shane dhe të shtrone dhune si shumica e shoqrise Shqiptare. Dhe paske emrin Muhamet. President, Bajrami, Kryminister Erdogani Rami, drejtore policije Muhameti, të na rroje partija ather thone pse ikun Shqiptaret nga Shqiprija?

        Përgjigjjuni
        1. d
          dashamirsi i pd´-s

          BravoMeto suksese ,pos ciftelise tani do fillosh ti biesh dhe gajdes.Te pershendes ty dhe Ramen me kengen Qafsha ty moj Shege,ngeli plonci vare.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Polici

            As ky nuk ka per ta mbushur vitin. Nje vendim ne panik nga nje minister i lodhur dhe pa ide. Mesa mbaj mende ky ishte ai qe qahej se bashku me drejtorin tek ambasada amerikane per grupin e ciftelise. Te shohim nese do zbatoj urdherat e ministrit. Sajmir Tahiri kishte te drejte me keta dhe burgosja e tij politike eshte nje njolle per socialistet.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironci

              Jam shume kurioz me metamorfozen qe do ti ndodhe z. Baze ne vleresimin mbi emerimin ne krye te policise se anetarit te grupit ciftelia dhe rrethit te ngushte te A. Kuliqit.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gjush akullorja

                E ka pyet Mero , Rama apo e ka vendos me koken e vet?.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vito i Orneles se Varuzhanit

                  Lorenc Panganika, drejtor i Tiranes kur do SHKARKOHET?

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    USHTAR I GATSHEM I SALIUT

                    Anetar i grupit "ciftelia" dhe PD ist i Saliut,ne gen e ne gjak ka urejtjen per kedo qe ishte socialist! Te lumte o EDI RAMA ! Tani je me i siguruar se kurre.

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Himarioti

                      Tani që policia u bë Rrumbullak, rrini pa merak aspak. Ky Rrumbullaku po bën 40 vjet në policinë e shtetit, në funksione të ndryshme por askund nuk ka treguar aftësi. Megjithatë Rrumbullaku lart, policia poshtë.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje