Dëbimet e iranianëve, diplomatët "agjentë" që morën biletë "pa kthim" nga Shqipëria

7 Shtator 2022, 18:14Kronika TEMA

Dëbimet e iranianëve, diplomatët "agjentë" që

Sulmi kibernetik i 15 korrikut, që nxori nga shërbimi për ditë të tëra portalin qeveritar e-Albania, u pasua me një tjetër zhvillim, që ekspozoi rrezikun e mundshëm të qarqeve iraniane në vend.

Më 22 korrik, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit njoftoi shtyrjen e Samitit Botëror të Iranit të Lirë, i planifikuar për t’u zhvilluar më 23-24 korrik në kampin e muxhahedinëve “Ashraf 3” në Manzës. 

Samiti u shty me rekomandim të qeverisë shqiptare për shkak të kërcënimeve terroriste dhe komploteve të regjimit të Iranit.

Tonet e rrezikut u ndjenë dhe më fort nga paralajmërimi i ambasadës së SHBA në Tiranë ndaj shtetasve amerikanë që të shmangnin qarkullimin më afër zonës ku pritej të mbahej Samiti i Muxhahedinëve.

Por këto dy ngjarje, nuk ishin të vetmet që nxorën në sipërfaqe veprime të nëndheshme të iranianëve prezentë në vend nën petkun e diplomatit.

Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria dëboi kryediplomatin iranian në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia, si edhe diplomatin tjetër Mostafa Roudaki, pas dyshimeve se ishin të përfshirë në shërbimet sekrete iraniane dhe pjesëmarrës në aktivitete që cenonin sigurinë në Shqipëri.

Dëbimi i tyre gjeti mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit. Përmes një postimi në Twitter nga John Boltin, këshilltari për sigurinë, i presidentit amerikan të kohës, Donald Trump, tha se dënimi i tyre ishte sinjal për liderët iranianë se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohej.

Në janar 2020, dy diplomatë të tjerë iranianë në Shqipëri morën një biletë “vetëm ikje” nga Shqipëria. Anëtarët e trupit diplomatik iranian në Tiranë, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, u shpallën të padëshirueshëm.

Ministria e Jashtme njoftoi zyrtarisht për rastin se dy zyrtarët iranianë kishin zhvilluar veprimtari në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. 

Ndërsa korrikun e dy viteve më parë u dënua nga vendi Dabiel Kassrae, një iranian me nënshtetësi italiane, i cili dyshoj të kishte tentuar të infiltrohej në kampin e muxhahedinëve “Ashraf 3” për llogari të regjimit të Iranit.

Ndërsa në gusht 2022, pak ditë pas anulimit të Samitit Botëror të muxhahedinëve, dy shtetasve iranianë me shtetësi gjermane iu refuzua hyrja në Shqipëri. 

4 Komente

  1. Q
    Qeverria fillon me Pastrim Terirtori shtatorin

    sa me pak Mbetje Toksike ne teritorin Shqiptare .

    Përgjigjjuni
    1. K
      Këshilltari Presidentit BEGAJ

      Le të bëhet kishë, ambasada tyre e dikurshme te ne.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nesti prej petrele me banim ne tr tek ali demi

        SHUME MIRE ME IRANIANET POR SHIHNI DHE GAZETARET SHQIPTAR SPIUN TE KINEZVE Nje raporti i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) që analizon përpjekjet dhe operacionet e ndikimit kinez në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore shenon se Shqiperia eshte pjesë e projektit gjigand të Partisë Komuniste të Kinës për të zgjeruar ndikimin e Pekinit dhe për ta bërë atë një aktor qendror në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë Evropën Për këtë qëllim thotë raporti, Pekini po ndjek një strategji afatgjatë në Shqipëri që kalon në katër faza të mbivendosura.... Faza e katërt dhe e fundit, fokusohet në përpjekjet e autoriteteve kineze për të fituar një profil më të lartë publik dhe media, për të prezantuar kënde dhe përmbajtje të reja dhe për të ndikuar në perceptimet e shoqërisë shqiptare. .Per kete ka krijuar gradualisht një kornizë për ndërveprimin dhe bashkëpunimin mediatik për të përhapur narrativat e Pekinit përmes mediave tradicionale dhe sociale.  Në vitin 2019, kompanitë shtetërore të radios dhe televizionit kinez dhe shqiptar arritën një marrëveshje qe lejonte televizionin publik shqiptar të transmetonte disa programe kineze pa pagesë.  Më shumë bashkëpunim informal ndodh nëpërmjet udhëtimeve, trajnimeve, programeve të shkëmbimit dhe donacioneve për profesionistët e medias shqiptare të financuara nga Kina. Me shume se 30 gazetar e analiste shqiptar veprojne te rekrutuar kundrejt pagesave ne sherbim te kinezeve. Ata i percjellin shkrimet e artikujt mediatik nepermjet valeve te radios se jashtne te kines ne gjuhen shqipe Ejani duke vepruar ne rruge informale te pa regjistrum ne institucione zyrtare shqiptare. Ne kry te grupit drejtus te kesaj toge mediatike me gazetar shqiptar te paguar nga Kina eshte G P. njehershi dhe pjeze e Kshillit Drejtus te RTSH. Analiste te pagum jane G.M. ish diplomat, E L., A Ç., T. TH., B.N., E.N., M M. etj. Pjesa dermuse e te rekrutumve jane te RTSH. Qendren e kane ne bllok tek Pll. i ndertum nga Pinguli kati 6 apartamenti prone e T.TH. gazetar i RTSH, rruga Pjeter Bogdani.

        Përgjigjjuni
        1. A
          ALEKS

          nesti mos u lodh kot, ketu qe nga 90 vendos dajo semi , me ke duhet te kesh marrdhenie ekonomike, ushtarake, diplomatike me cdo shtet, te thote usa me ke duhet ti kesh raporte normale, me ke duhet te kesh vetem raporte diplomatike, me ke duhet ti kesh ekonomike, me ke ushtarake, dhe strategjike. Qe nga 90 sherbimet sekrete amerikane jane ulur kembekryqe , ne shqiperi dhe u thone pushtetareve tane me kete do punosh ,me kete jo , keshtu qe mos ki asnje merak,se dhe shtetet si rusia dhe kina e dine , qe skane asnje shanc ketu, se cdo vizite qofte edhe e thjeshte eshte e monitoruar nga dajo semi , per kete te jesh i sigurte se nga 90 e ketej , do na kishin shqyer sipas qejfit, po mos te ishte per dajo semin. KLM nesti

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje