Dekonspirimi i operacioneve të policisë, Çuçi paralajmëron hetim edhe për Gledis Nanon

7 Shtator 2022, 12:53Kronika TEMA

Dekonspirimi i operacioneve të policisë, Çuçi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka komentuar deklaratën e ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nano për dekonspirimin e operacioneve, dhënë për një televizion francez disa ditë përpara se ai të shkarkohej nga detyra.

Çuçi tha se do hetohet deklarata dhe rastet nëse ka pasur.

“Padyshim është shqetësuese dhe pjesë e punës të përditshme që ka policia e shtetit. Për deklaratën e ish-drejtorit, kur se di drejtori i përgjithshëm i policisë kur ishte në detyrë, vështirë se do ta dijë ministri. Ne do ta hetojmë, do të thellojmë hetimin.

Do përfshihet dhe ish-drejtori i policisë që ka bërë këtë deklaratë, për të shkuar drejt zbardhjes së të vërtetës.

Për të goditur këdo që dekonspiron nga brenda operacionet e policisë.”, tha Çuçi.

5 Komente

  1. D
    Dakord

    Pse jo Kokecepi?

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjeli

      Po ti cuci sa te pagujne , e di une qe nuk jam polic e nuk dini ju qe gjysma e policise paguhen nga bandat,

      Përgjigjjuni
      1. I
        Idajet

        He Cuci, dukesh qe nuk ia thua për atë pune. Dy vjet që harxhove tek SHLMB siç duket kanë qenë të pamjaftueshme për formimin tënd profesional. Ministri duhet të dijë çdo gjë, sepse në bazë të ligjit informohet nga drejtoria e kontrollit të figures, dhe nga të gjithë drejtoritë e tjera në policinë e shtetit, nga SHISH e Prokurori. Pra ministri i ka të gjitha instrumentet që të drejtojë edhe të kontrollojë efikasitetin e punës së policise. Por ky kokethumbi ministër se ka akoma idenë e punes. Mjafton mjekrën ta zgjasesh si rilindas pa punë është parë ky muhabet... mysybet thuaj. Shqipëria është në flakë dhe e ka zaptuar krimi. Dhe patjetër politike di të besh. Thjesht po i con mesazhe mafioze Nanos të mbylli gojën.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aleksander

          70 % e drejtuesve te policise jane te korriptuar. Pra nuk bajne interesat e popullit. Bajne interesat e banditve, hajnave, vraseve, politikanve te korruptuar etjetjetj

          Përgjigjjuni
          1. a
            asd

            Prioriteti i Cucit cdo mengjes eshte Rama; " ...takohem me Ramen", "...tha Rama", "...kontrollon telefonin se mos e ka marre Rama"... pra... nuk ka informacionin qe duhet ti vije i perditshem, i panderprere. Po te ishte keshtu do te bashkepunonte punet me drejtorin e policise dhe nuk mund te shkarkosh nje bashkepuntor me te cilin bashkerendon punet cdo mengjes.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje