Marangozi me shtetësi belge pranë repartit të Poliçanit, a i shërbente agjenturave?

7 Shtator 2022, 19:19Kronika TEMA

Marangozi me shtetësi belge pranë repartit të Poliçanit, a

Incidenti me shtetasit rus nuk është i shkëputur. Gjatë muajve prill-maj 2021 drejtoria e antiterrorit ka pasur në vëzhgim edhe personazhe të tjerë që binin në sy për lëvizjet e dyshimta siç zbulohet në raportet zyrtare.

Në 9 prill 2021, rreth orës 24.00 pranë portës kryesore të Postbllokut nr.2 në repartin Ushtarak të Vertopit, në Poliçan është konstatuar një kamionçinë e dyshimtë me targa të huaja:

 “Mëngjesin e datës 9 Prill 2021, drejtuesi i automjetit është marrë në pyetje nga policia ushtarake ku ka deklaruar se quhej E. S. me nënshtetësi belge, profesion marangoz dhe se në Shqipëri ishte për arsye turistike. Ka qëndruar në atë zonë për të pushuar pasi nuk kishte njohuri për vazhdimin e rrugës gjatë natës”.

Personi është parë të ndalet me kamionçinën e tij edhe pranë ish- uzinës mekanike Ushtarake në Poliçan. Pas intervistimit nga policia ushtarake, ai u largua nga qarku i Beratit nëpër zona të tjera të Shqipërisë.

Ajo që bën përshtypje në raportin sekret është fakti se në Berat ishin parë edhe punonjës të Ambasadës ruse, të nesërmen e largimit të personit me kamionçinë.

Në datën 10 prill, diplomati me inicialet Y.Sh. është takuar me një shtetas shqiptar me inicialet E.Th. Të nesërmen e asaj dite, disa diplomatë të tjerë janë parë në zonë. Në raport, nuk ka ndonjë të dhënë më shumë rreth dyshimeve për motivet e udhëtimit.

“U bënë shumë raste pra, kjo do thotë që duhet vlerësuar seriozisht. Është në nivel rreizku, ende jo kërcënim një shkallë më lartë, kjo do thotë që duhet marrim masa, buxhet më të madh për strukturat e inteligjencë,s trajnime etj” u shpreh Xhavit Shala, profesor i çështjeve të sigurisë

1 Komente

  1. N
    Nesti prej petrele me banim ne tr tek ali demi

    Nje raporti i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) që analizon përpjekjet dhe operacionet e ndikimit kinez në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore shenon se Shqiperia eshte pjesë e projektit gjigand të Partisë Komuniste të Kinës për të zgjeruar ndikimin e Pekinit dhe për ta bërë atë një aktor qendror në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë Evropën Për këtë qëllim thotë raporti, Pekini po ndjek një strategji afatgjatë në Shqipëri që kalon në katër faza të mbivendosura.... Faza e katërt dhe e fundit, fokusohet në përpjekjet e autoriteteve kineze për të fituar një profil më të lartë publik dhe media, për të prezantuar kënde dhe përmbajtje të reja dhe për të ndikuar në perceptimet e shoqërisë shqiptare. .Per kete ka krijuar gradualisht një kornizë për ndërveprimin dhe bashkëpunimin mediatik për të përhapur narrativat e Pekinit përmes mediave tradicionale dhe sociale.  Në vitin 2019, kompanitë shtetërore të radios dhe televizionit kinez dhe shqiptar arritën një marrëveshje qe lejonte televizionin publik shqiptar të transmetonte disa programe kineze pa pagesë.  Më shumë bashkëpunim informal ndodh nëpërmjet udhëtimeve, trajnimeve, programeve të shkëmbimit dhe donacioneve për profesionistët e medias shqiptare të financuara nga Kina. Me shume se 30 gazetar e analiste shqiptar veprojne te rekrutuar kundrejt pagesave ne sherbim te kinezeve. Ata i percjellin shkrimet e artikujt mediatik nepermjet valeve te radios se jashtne te kines ne gjuhen shqipe Ejani duke vepruar ne rruge informale te pa regjistrum ne institucione zyrtare shqiptare. Ne kry te grupit drejtus te kesaj toge mediatike me gazetar shqiptar te paguar nga Kina eshte G P. njehershi dhe pjeze e Kshillit Drejtus te RTSH. Analiste te pagum jane G.M. ish diplomat, E L., A Ç., T. TH., B.N., E.N., M M. etj. Pjesa dermuse e te rekrutumve jane te RTSH. Qendren e kane ne bllok, rruga Pjeter Bogdani, tek Pll. i ndertum nga Pinguli kati 6 apartamenti prone e T.TH. gazetar i RTSH.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje