Qëlluan me armë zjarri dhe dhunuan 42-vjeçarin në Shkodër, policia zbardh dinamikën dhe arreston dy vëllezërit

16 Nëntor 2025, 09:45Kronika TEMA
Qëlluan me armë zjarri dhe dhunuan 42-vjeçarin në

Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe arrestuar autorët të cilët dyshohet se qëlluan të shtunën ndaj automjetit të Edison Tiranës dhe më pas e goditën me sende të forta.

Policia e Shkodrës ka arrestuar Gjovalin Gjekaj dhe Pëllumb Gjekaj, banues në Malësinë e Madhe ndërsa është shpallur në kërkim dhe nipi i tyre.

Këto shtetas dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri drejt automjetit të Edison Tiranës dhe pasi ka ndaluar, e kanë rrahur atë duke i shkaktuar plagë në trup dhe në kokë.

I gjithë konflikti dyshohet se ka ndodhur për shkaqe banale.

Vëllezërit Gjekaj kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të 42-vjeçarit Tirana i cili ka humbur kontrollin dhe është përplasur në pikën e karburantit. Me pas ai ka tentuar të largohet por është kapur nga vëllezërit Gjekaj që më pas dyshohet se e kanë goditur me sende të forta .

42-vjeçari Edison Tirana ka marrë ndihmën e parë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është larguar për në banesën e tij.

Policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

2 Komente

  1. X
    XhaFCK

    Nuk civilizohet maloku or ti shoq. E zgjidhin me plumb problemin! Jepini plumbin ballit dhe zgjidhet problemi. S’ka me maloke pastaj.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tomorri

      Çfarë populli, larg o zot.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje