U arrestuan se fshehën të dhëna që inkriminonin Muçi Shaljanin, gjykata liron dy policët

15 Nëntor 2025, 15:56Kronika TEMA
U arrestuan se fshehën të dhëna që inkriminonin Muçi

Gjykata Penale e Tiranës e cilësoi si të paligjshëm arrestimin e dy efektivëve të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi, dhe nuk ka caktuar masë sigurimi për ta.

Prokuroria kishte kërkuar masat e sigurimit detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të hetimit.

Dy efektivët u proceduan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi u konstatua se kishin dhënë vërtetimin që të lejonte hyrjen në punë të Muçi Shaljanit.

Kujtojmë se Muçi Shaljani mbeti i plagosur në atentatin e Rinasit, kur po ktheheshin në Tiranë së bashku me Gilamndo Danin, dhe u gjendën nën breshërinë e armëve në një pritë të organizuar.

Gilmando Dani humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Muçi Shaljani vdiq këtë të shtune në spital nga plagët e marra.

Lini një Përgjigje