Qarkullonte me armë në brez, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

15 Nëntor 2025, 14:23Kronika TEMA
Qarkullonte me armë në brez, arrestohet 53-vjeçari në

Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi qarkullonte me armë zjarri, të cilën e mbante në brez. Ai u kap nga shërbimet e policisë, në lagjen nr. 6, në rrugën “Hysen Myshketa” të Durrësit, pasi u ndalua për kontroll automjeti.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën në brez një armë zjarri, pistoletë Glock, me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”. Qarkullonte me automjet dhe i armatosur me armë zjarri, të cilën e mbante në brez; kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit, municioni luftarak dhe automjeti me të cilin qarkullonte.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër armëmbajtësve pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brezi”.

Në kuadër të operacionit, në lagjen nr. 6, në rrugën “Hysen Myshketa”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë dhe është ndaluar për kontroll automjeti që dyshohej se drejtohej nga shtetasi i armatosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën në brez shtetasit I. D., një armë zjarri, pistoletë Glock, me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. D., 53 vjeç, banues në Sukth, Durrës, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit””, njofton policia.

Lini një Përgjigje