Vrau djalin pas një konflikti banal, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq Hekuran Gjonin

16 Nëntor 2025, 09:30Kronika TEMA
Vrau djalin pas një konflikti banal, Prokuroria e Tiranës dërgon

Pas përfundimit të hetimeve Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq 74-vjeçarin, Hekuran Gjonin, 74-vjeç i cili vrau mre thikën e bukës djalin 37-vjeçar Asim Gjoni në shkurt të këtij viti.

Hetimet kanë treguar se më 1 shkurt 2025, gjatë një konflikti me djalin e tij, Asim Gjoni, Hekuran Gjoni e ka qëlluar atë me mjet prerës, duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas deklarimeve të personit nën hetim, konflikti nisi gjatë darkës, kur djali e ngacmoi me fjalë. Situata eskaloi kur Hekuran Gjoni e goditi fillimisht me shpullë, ndërsa më pas, pas një përplasjeje me vajzën e familjes, ai ka kapur një thikë dhe e ka goditur djalin një herë në bark.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin H.Gj. për ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’ parashikuar nga neni 70/c i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.796 të vitit 2025 rezultoi se më 01.02.2025, shtetasi H.Gj., për motive banale ka debatuar dhe është konfliktuar me djalin e tij A.Gj dhe në konflikt e sipër e ka qëlluar me mjet prerës dhe si pasojë e plagës së marrë në ijën e majtë, ka gjetur vdekjen.

I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet shtetasi H.Gj. shpjegoi se atë ditë kur është ulur për të ngrënë bukë djali u ul po ashtu dhe nisi ta ngacmonte me fjalë. Ai është ndjerë keq dhe në një moment është acaruar dhe e ka qëlluar me shpullë në fytyrë. Më pas sipas tij, djali A.Gj, e kapi nga rrobat, dhe i ka thënë mos i gjuaj. Në këtë moment, ka ndërhyrë vjaza e cila i ka thënë pse sillesh me babain kështu, dhe djali i ka dhënë asaj një të shtyrë të fortë, duke e rrëzuar përtokë. Në këtë moment ai është acaruar shumë, ka kapur thikën e bukës që ishte në tavolinë dhe e ka goditur djalin e tij një herë në bark (ije).

Nga hetimi rezultoi se në trupin e kufomës nga këqyrja e jashtme dhe e brendshme u konstatua një plagë prerëse shpuese depërtuese në anën e majtë të gjoksit, shoqëruar me çarje të mushkërisë së majtë, cipës mbështjellëse së zemrës në anën e majtë të majës së saj si dhe plagë prerëse në gishtat e të të dyja duarve. Shkaku i vdekjes së shtetasit A.Gj. është shoku i rëndë traumtaik hemoragjik.

Nga sa më sipër, personi nën hetim shtetasi H.Gj. janë konsumuar elementët e veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, të parashikuar nga neni 79/c të  K.Penal, në dëm të djalit të tij të ndjerit A.Gj.

3 Komente

  1. E
    Emilia

    Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

    Përgjigjjuni

      1. y
        yony

        Nuk arrij te kuptoj kurre nje baba me moshe te thyer 74 vjeç me nje kēmbe ne varr te vrase djalin e tij kjo eshte nje çmēnduri qe nuk arrij ta besoj dhe ta degjoj , dhe me habit fakti qe familjet shqipetare kane arritur deri ketu tani per nje vit tre kater raste djem dhe vajza vrasin baballaret dhe baballaret vrasin djemt qe mezi i kane rritur burra dhe i çojne ne varr me duart e tyre, deri kur do te vazhdoje kjo drame e familjes shqipetare deri kur????

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje