Abuzimi me tenderat/ Prokuroria jep pretencën, sa vite burg kërkohen për ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë

13 Nëntor 2023, 12:43Kronika TEMA

Abuzimi me tenderat/ Prokuroria jep pretencën, sa vite burg kërkohen

Prokuroria e Posaçme ka dhënë këtë të hënë pretencën lidhur me abuzimet e tenderit në ministrinë e Shëndetësisë.

Për ish-numrin dy të ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 4 vjet heqje lirie nën akuzën e korrupsionit pasiv. Ndërsa për specialisten e nivelit të lartë, Laura Shteto SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim.


Vladimir Topi, administratori i kompanisë “Dricons” rrezikon 2 vjet burgim, nëse gjykata merr parasysh kërkesën e prokurorit, Dritan Prençi. Për inxhinierin, Silvi Shehi, organi i posaçëm i akuzës ka kërkuar  1 vit e 6 muaj burgim.

Të tre të pandehurit akuzohen për korrupsion aktiv.

Sipas SPAK ata i dhanë Laura Shtetos 330 mijë lekë për të përfituar tenderin e sipervizimit të disa qendrave shëndësore në Tiranë e Durrës. Joana Dura ka edhe dënim plotesues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

2 Komente

  1. F
    Fredis Beleris

    Merreni me mua ju pis milet. Shifni keto qorret lart e poshte qe grabisin sikur mos te kete neser

    Përgjigjjuni
    1. M
      Moni

      Qirje Ferdi ka gjynahe per te lare. Ata te vraret e Peshkepise si fillim...

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje