I mituri me motor përplas drejtuesin e biçikletës në Shkodër, përfundon në spital 76-vjeçari

18 Maj 2025, 11:11Kronika TEMA
I mituri me motor përplas drejtuesin e biçikletës në

Një i moshuar ka mbetur i plagosur në një aksident të ndodhur të dielën në Shkodër.

Policia tha se aksidenti ndodhi rreth orës 10:20, në fshatin Muriqan, ku një 16 vjeçar, duke drejtuar një motomjet  dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë ka përplasur biçikletën që lëvizte shtetasi M. L., 76 vjeç.

Si pasojë e përplasjes  është dëmtuar shtetasi M. L, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje