I mori jetën kunetërve, si e kërcënonte gruan Astrit Isufi: Po u ndave, do të vras familjen

7 Nëntor 2025, 15:37Kronika TEMA
I mori jetën kunetërve, si e kërcënonte gruan Astrit Isufi:

Detaje të reja janë mësuar nga krimi i rëndë në Kosovë, ku Astrit Isufi vrau me armë zjarri dy vëllezërit Morina, kunetërit e tij, në Malishevë.

U mësua se ditën e djeshme, ku u shënua edhe krimi i rëndë, Isufi kishte shkuar në banesën e dy vëllezërve Morina, për të marrë bashkëshorten e tij, pas ngushëllimeve për vdekjen e babait të saj.

U mësua se Astrit Isufi rezulton i dënuar nga Gjykata e Prishtinës për dhunë në familje. Sipas mediave kosovare, Isufi kishte dhunuar bashkëshorten e tij në ditën e Kurban Bajramit.

Po ashtu në dosjen e Gjykatës së Prishtinës, Astrit Isufi më 30 mars 2025, rreth orës 15:00 por edhe në të kaluarën kishte rrahur gruan e tij e kishte kërcënuar që nëse ndahet nga ai do t’ia vrasë familjen.

Po ashtu Astrit Isufi ishte dënuar me rreth 5 muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës ndërsa Gjykata e Apelit, i la dënimin me 3 muaj burg dhe e gjobiti me 300 euro.

3 Komente

  1. S
    Shpellari

    Sa pak vlen jeta e njeriut per shqipot.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Çke more shpellar që përgjithëson shqiptarët? Jeta vlen pak për kriminelët dhe ata nuk kanë komb. Të kesh turp, po nuk ke që kur e quan veten shpellar.

      Përgjigjjuni
    2. E
      Emigrant

      Ky do jet ndonji taleban kosovar qe gruan e quan pron te tij dhe bashkesis islamike

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje