"Rrumi i Shijakut": Jam i papunë, jetoj në Gjermani. Arjan Ndoj më kërkoi të udhëtoja në makinë me të

7 Nëntor 2025, 12:05Kronika TEMA
"Rrumi i Shijakut": Jam i papunë, jetoj në Gjermani. Arjan

Është zhvilluar sot në GJKKO seanca ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji më 1 nëntor 2019 tek mbikalimi i Durrësit, ku si pasojë e plumbave humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku.

Sot pritej që në sallën e gjyqit të paraqiteshin 3 dëshmitarë, por që asnjëri prej tyre s’është gjetur në banesë.

Prokuroria e Posaçme i bëri kërkesë gjykatës që të lexoheshin deklarimet e dhëna në fazën e hetimeve paraprake.

Gjatë seancës u lexua dëshmia e të miturve të cilët kanë parë mjetin tip Mercedes Benz, që u përdor për atentatin ndaj Arjan Ndojës, i cili ndodhej në automjet së bashku me personazhin e njohurt të krimit, Aleksandër Lahos, alias Pellumb Muharremi.

Aleksander Laho: Jam i papunë jetoj jashtë shtetit në Gjermani. Më parë kam pas Ermin Pëllumb Muharremi. Unë çdo ditë shkoj në Durrës. Në 1 nëntor 2019 shkoj me Stiven Mziun dhe Agron Bejdollin, kam shkuar tek lokal Korali në plazh për të ngrënë drekë. Në lokal kam ngrënë drekë dhe më pas janë larguar dy të tjerët që ishin në tavolinë.

Në lokal kemi qëndruar për rreth dy orë. Më pas kemi dalë dhe jemi larguar dhe Arjani më kërkoi që të shkoja me makinën e tij, deri në Sukth. Ngjarjen nuk e mbaj mend, për shkak edhe të gjendjes shëndetësore.

Deklarime me të zgjeruara do t’i jap para prokurorit të çështjes. Unë s’e njoh Ariol Halilajn. Pasi pashë pamjet filmike, i dalloj personat por nuk i identifikoj dot.

Ndërsa dy të akuzuarit për ngjarjen kanë hedhur poshtë akuzat ndaj tyre.

Plarent Dervishaj: Dëgjova zotin prokuror që tha ‘të vijnë dëshmitarët në gjyq dhe të japin shpjegimet këtu dhe ta shohin nëse jam unë apo nuk jam unë, apo bashkëvuajtësi im’. Në bazë të dëshmisë që ka dhënë Aleksandër Laho, zoti Prokurori i besoni asaj dëshmie apo jo? Sikur nuk shkojnë këto gjëra janë kontradiktore?

Julian Meçe: Unë këtu po shikoj dhe dëgjoj dëshmitar që nuk kanë lidhje fare me gjykimin tim. E nderuar me datë 1 nëntor më ka arrestuar policia, s’më ka gjetur faktor plotësues asgjë, sinqerisht nuk ju kuptoj.

Në seancën e radhës, prokurori theksoi se kërkon të pyesë të dy të pandehurit në proces gjykimi, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, po ashtu edhe të bashkëpandehurve në një procedim të lidhur, të cilët janë gjykuar në procese te tjera për të njëjtën çështje.

3 Komente

  1. E
    Enver Hoxha Tungjatjeta

    Mjafton vetëm nofka që i kanë vënë "Rrumi i Shijakut"mjafton me kuptu se çfarë fekaljet eshtë...Ptuuu ju qifsha rracën se vetum Enver Hoxha ju ka njoft ju dhe u qiu nanen 40 vjet...

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arjan Ndoj.

      Sun kuptohet, Rrumi shtahaj osh n "rrum", apo n Allemanje? Kush e ftillo? Lutna qy ftillusi t mos jet gazetar.

      Përgjigjjuni
      1. .
        ....

        Ik ore mëso te shkruash shqip.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje