Fqinji i 71-vjeçarit Edmond Naska, i cili qëlloi me armë zjarri nga ballkoni i banesës në lagjen nr.16 të qytetit të Korçës duke kërcënuar se do të hapë zjarr, është shprehur për mediat se i moshuari ka qenë tip i mbyllur, por nuk e njihnin si problematik.
Markeljan Dhimitri ka rrëfyer se pasi kanë dëgjuar të shtënat kanë dalë menjëherë nga banesa, ndërsa tregoi se i moshuari e ka shkreur armën disa herë në ajër.
“Tre vite kam që jetoj këtu, nuk e njihja më parë, nuk e dinim që ishte tip kaq i rrezikshëm. Shpresojmë të mbyllet shpejt, se nuk po kthehemi dot në banesë me fëmijët”, tha ai.
Ai u shpreh se Edmond Naska nganjëherë bëhej agresiv kur i parkonin para ballkonit, nuk i linte, shante e ofendonte.
“Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, u dëgjuan disa të shtëna, zbritëm nga banesë më nusen dhe djalin dhe ikëm. Ndodheshim në shtëpi, dëgjuam të shtënat e ikëm. Banoj në të njëjtin pallat, në kat të tretë. Unë si njëri të qetë e dija, ai ishte tip i mbyllur nuk dilte.
Nuk kisha ndonjë gjë. Tre vite kam që jetoj këtu, nuk e njihja më parë, nuk e dinim që ishte tip kaq i rrezikshëm. Shpresojmë të mbyllet shpejt, se nuk po kthehemi dot në banesë me fëmijët.
Më është dukur i qetë, e kam ndihmuar, s’kam pas asnjë problem. Dolëm familjarisht, vajzë e kam në çerdhe. Nganjëherë bëhej agresiv kur i parkonin para ballkonit, nuk i linte shante e ofendonte. Armën e shkreu në ajër, dolëm të gjithë, pastaj kishin lajmëruar policinë”, tha fqinji.
Mendja vëllai mendja. Të gjithë e kemi nga një dell që mund të na kërcejë në moment, Mondit mbase i kërcet pak më shpesh.
Ngjarja nuk duhet te jete kaq e thjeshte ! Qytetari i intervistuar me te drejte thote se autori i te shtenave, i cili me veprimin qe kreu, alarmoi lagjen, njihej si nje njeri i mbyllur dhe ne pune te vete, por qe me te drejte revoltohej kur shikonte qe beheshin veprime antiligjore te cilat cenojne privacine e banoreve. Parkimet e automjeteve neper lagje dhe jo vetem te banoreve rezident, jane bere shum problematike, madje mund te them pa frike se kane dale jashte kontrollit dhe si pasoje ne cdo moment mund te ndodhemi para nje ngjarje te te rende ose nje krimi. Perballe kesaj situate edhe pse ankesat e banoreve jane bere prezente, Bashkite bejne veshin e shurdher ! Mbase presin te ndodhe ndonje krim qe te mund te vihen ne levizje !? Qe te bindeni per c'ka them ftoj televizione, gazetare per te bere nje vezhgim ne sheshin e bllokut te pallateve ne qender te Beratit. Nga ky vezhgim pa tjeter qe do te dilni me konkluzionin se qeverisja lokale eshte inegzistente. Mungese totale pergjegjesia ndaj taksapaguesve, te cilet edhe e kane votuar kete ekip qeverises. Uroj qe ne kete ambjent te mos kete ngjarje te padeshiruara dhe qe pastaj Bashkia te thote, po nuk dinim gje !