Në vijim të procesit gjyqësor për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj të ndodhur më nëntor 2019, ka dëshmuar sot në gjykatë Arben Haxhiaj, vëllai i Bashkim Haxhiajt, i cili ndodhet në burg dhe është i pandehur për të njëjtën ngjarje.
Në dëshminë e tij, Arben Haxhiaj deklaroi se ka pasur një takim në vitin 2020 me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”, i cili e kishte vizituar në një lokal që Haxhiaj administronte në lagjen nr. 5 në Durrës.
Ai gjithashtu deklaroi se është kërcënuar me mesazhe, ku i shkruhej “hiqni dorë, se do ta vrasim vëllain. Do të marrim edhe fëmijët e tu.”
Sipas tij, kërcënimi ka ardhur disa kohë pas komunikimit me Aleksandër Lahon, por nuk e di kush është dërguesi.
“Edhe vëllait tim i është bërë atentat. Kur kam shkuar në spital, e kishin marrë në polici. Ishte në të njëjtën makinë me Plarent Dervishin dhe Jul Meçen, kur iu bë atentati. Në dijeninë time, janë dëmtuar të tre”, thuhet nder te tjera ne deshmi.
Haxhiaj u shpreh se vijon të ndiejë rrezik për jetën e tij dhe të familjes, për shkak të situatës:
“Po të ishte zgjidhur ajo punë, kush e bëri atentatin, nuk do të isha unë këtu sot. Vij e dëshmoj se më thërrasin, por fëmijët e mi janë në rrezik, sepse jetoj në Durrës”, tha ai.
Kujtojmë që për atentatin është dënuar me burg përjetë Redian Rraja, nipi ish- deputetit socialist Rrahman Rraja dhe me 30 vite Ariol Halilaj.
Dëshmia
Arben Haxhiaj: Në 2020 kam jetuar në Durrës. Kam pasur një bar të vogël në lagjen nr.5.
Aleksandër Lahon e njoh më shumë nga TV, por e kam takuar edhe personalisht. Ka ardhur tek lokali vetë i tretë. Mu prezantua vetë. Ishte pak i shëndoshë, i rrumbullakët. Arsyeja e takimit, ishte të më paralajmëronte që im vëlla, Bashkimi, të largohej nga ky sherr. Këtyre i kanë bërë atentat. Juli ka ndenjur në allçi. Ka ngrënë 4 plumba.
Unë i thashë, larg meje. Vazhdova punët e mia.
Vëllai im ishte në burg kur ndodhi kjo.
Ndërruam edhe numrin e telefonit me Lahon (Rrumin e Shijakut).
Më ka telefonuar për të njëjtin muhabet.
I kam dhënë të njëjtën përgjigje.
Pas asaj telefonate nuk kam pasur asnjë kontakt tjetër.
Për atentatin ndaj prokurorit nuk kam asnjë dijeni.
Avokati Ilia Ilia: Na e përshkruaj si erdhi?
Arben Haxhiaj: Erdhi te lokali vetë i tretë. Unë edhe jam kërcënuar me sms. Më kanë thënë: Hiqni dorë, se do ta vrasim vëllain. Do të marrim edhe fëmijët e tu. Nuk e di kush ishte dërguesi.
Ky kërcënim ka ardhur disa kohë pas bisedës me Rrumin.
Vëllai im është dënuar me 4 vjet e 8 muaj për atentatin ndaj prokurorit.
Edhe vëllait tim i është bërë atentat. Unë di që kur kam shkuar tek Spitali, vëllanë e kishin marrë në polici. Vëllai im ka qenë në të njëjtën makinë me Plarent Dervishin dhe Jul Meçen kur ju bë atentat.
Në dijeninë time janë dëmtuar të tre.
Po të ishte zgjidhur ajo punë, kush e bëri atentatin, nuk do të isha unë këtu sot.
Unë vij e dëshmoj këtu, se më thërrasin, por fëmijët e mi janë në rrezik, se jetoj në Durrës.
Ta kisht qeruar kete mut prokuror.