Tre motrat në Korçë përfunduan në spital pasi konsumuan karamele me hashash, 3-vjeçarja në gjendje të rëndë

19 Shtator 2025, 10:51Kronika TEMA
Tre motrat në Korçë përfunduan në spital pasi

Tre vajza të moshave të ndryshme, 3, 7 dhe 10 vjeç, në qytetin e Korçës përfunduan në spital ditën e djeshme pasi konsumuan disa karamele që gjetën në afërsi të një koshi mbeturinash.

Më vonë u zbulua se karamelet përmbanin esencë hashashi, ndërsa detaje të reja kanë dalë në dritë së fundmi. Karamelet  janë të llojit Camino, dhe secila prej tyre përmban 10 miligram THC. 

THC është përbërësi kryesor kimik psikoaktiv në lëndët narkotike që shkakton efektet ‘dehëse’ që njerëzit përjetojnë kur përdorin kanabis ose produkte të tjera të tij.

Vajza më e madhe nuk pati simptoma të rënda, ndërsa e dyta, 7-vjeçarja, u përmirësua pas ndërhyrjes mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë vajza 3-vjeçare, ka shfaqur simptoma të rënda nga efekti i substancës mbi sistemin nervor.

Mjekët theksojnë se përdorimi i këtyre substancave në moshat pediatrike është jashtëzakonisht i rrezikshëm.

"Vajza 10 vjeçe në gjendje të mirë, vajza 7 vjeçe është me parametra normale. Vajza 3 vjeçe në gjendje të rëndë për shkak të substancave që ndikojnë sistemin nervor. Karamelet kanë pasur përmbajtje kanabisi.

Përdorja në mosha pediatrike është fatale. Në moshë të tillë nuk kemi pasur. Ishte rasti i parë. 3-vjeçarja ka dalë nga intubimi, ruan parametrat brenda normave. Këto substanca kanë efekt afatgjatë. Eleminohen deri në 15 ditë. Kanë konsumuar nga dy karamele. Analizat laboratorike do të tregojnë nivelin e narkotikëve në gjak", tha shefi i pediatrisë Robert Rado për 'BalkanWeb'. 

Lini një Përgjigje