Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, zbardhen detaje të reja! Çfarë panë dëshmitarët

12 Janar 2025, 21:40Kronika TEMA

Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, zbardhen detaje të reja!

Zbardhen detaje nga vrasja me armë zjarri në Tiranë!Viktimë ka mbetur Bujar Nasufi rreth 56 vjeç, i paskeduar më parë nga policia, i cili është qëlluar në makinë, ku ndodhej vetëm, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Ai së bashku me vëllanë ishte pronarë i një mobilerie në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, zonë ku iu bë dhe atentati.

Dyshohet se në momentin që është qëlluar, sapo ka dalë nga biznesi. Dëshmitarët kanë parë mjetin e viktimës të ndaluar.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

 

Lini një Përgjigje