Atentati ndaj biznesmenit Nikulaj, në verifikim anglezi që ndodhej në vendngjarje

22 Prill 2023, 09:11Kronika TEMA

Atentati ndaj biznesmenit Nikulaj, në verifikim anglezi që ndodhej

Pjesë e verifikimeve për atentatin me arme zjarri të biznesmenit dhe politikan lokal në Lezhë Ardian Nikulaj, është bërë dhe një shtetas anglez.

Sipas report Tv ky i fundit ka qenë duke pirë kafe brenda lokalit “CORAL” në momentin e ngjarjes dhe menjëherë pas të shtënave është larguar. Nga verifikimet e sistemit TIMS Anglezi rezulton të ketë hyrë në Shqipëri me 14-prill dhe është larguar mbrëmjen 19-prillit disa orë pas ngjarjes.

Përgjatë 5 ditëve ai ka qëndruar në një hotel në vijën e parë të plazhit rreth 1 km larg lokalit të viktimës. Grupi hetimor po verifikon nëse diçka e tillë ka qenë një rastësi, apo shtetasi i huaj mund të jetë përdorur në rolin e informatorit për të realizuar krimin.

Për shkak të largimit të shpejtë përmes aeroportit të Rinasit drejt Britanisë në Madhe hetuesit nuk kanë pasur mundësi ta pyesin shtetasin anglez, por po analizojnë me kujdes kamerat e sigurisë për të verifikuar nëse është parë duke lëvizur edhe ditë të tjera para ngjarjes pranë kompleksit “CORAL” ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Ekzekutimi mafioz i biznesmenit dhe politikan Ardian Nikulaj mesditën e së mekurës në Shëngjin vijon të mbetet pa autor, pasi identifikimi i personit që ka kryer krimin është mjaft i vështira.

Me qëllim zbardhjen e ngjarjes policia nën drejtimin e prokurorisë së Lezhës po kalon në sitë të gjitha konfliktet që mund të ketë pasur viktima, pasi ende nuk ka një piste konkrete hetimi.

3 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Kjo nuk më çudit fare.Njeri i krimit,i dënuar me burg,me dy gra,ngatëruar me politikën,kryetar parite,kandidat për deputet,ka rahur me njerzit e tij njerëz të tjerë,lëviste me revole në bres etj etj,ka gjithë ato lokale e hotele të ndërtuara me siguri me punë të pista dhe tani çuditen si e vranë.Ja këto janë pse ai është vrarë dhe këtë fat do kenë të gjithë ata që lidhen me krimin dhe jo me punën e ndershme...

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komunist me Rolex

      Nuk e kuptoj pse policia bëhet qesharake në raste të tilla! Është larguar disa ore pas ngjarjes po qt kush është ai që nuk iken kur te vrasin dike ne tavolinë ngjitur ne publik apo tani vrasjet jane bere normale??

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nik

        Jo anglezi, por edhe shqiptaret qe kane qene ne lokal do te iknin nga syte kembet, se Shengjini eshte bere si Palermo

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje