''Ruaju pak…hapu'', gafat që mund të zbulojnë vrasësin e biznesmenit në Lezhë

21 Prill 2023, 13:49Kronika TEMA

''Ruaju pak…hapu'', gafat që mund të

Dy ditë më parë Ardian Nikulaj u ekzekutua në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit.

Në videon e vrasjes të publikuar, autori futet qetësisht në lokal dhe qëllon me armë 7 herë Nikulajn e më pas largohet. Vrasësi ishte i maskuar me maskë covid dhe një jelek fosforishent, i ngjashëm me ato të policisë rrugore.

Nga 7 plumbat e shkrepura nga pistoleta tip “TT” në drejtim të biznesmenit Nikulaj, vetëm 5 prej tyre e kanë kapur në pjesë të ndryshme të trupit, ku plumbi fatal, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ishte ai në pjesën e ballit, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të biznesmenit.

Gafa që mund të zbulojë vrasësin e biznesmenit në Lezhë:

Vox News ka vërejtur me kujdes videon e atentatit dhe disa detaje që ngrejnë dyshime se vrasësi ka bërë disa gabime që mundë të zbulojnë identitetin e tij.

E PARA. vrasësi hynë në lokal pa dorezë në dorën që bën qitjen me armë.

E DYTA. ai komunikon me njërin prej dëshmitarëve duke i thënë: Ruaju pak…hapu...

E TRETA. ai qëllon me dorën e djathtë në të cilën nuk kishte dorezë ndërsa në dorë e majtë kishte.

E KATËRTA, në momentin e largimit vrasësi e mbyll derën me dorën e djathtë me të cilën ka kryer qitjen.

E PESTA. në foton e publikuar me motorr ai e nget moTorrin sërish pa dorezën e krahut të djathtë.

Të gjitha këto detaje mund të zbulojnë identitetin e autorit pasi mundt të ketë lënë gjurmët e gishtërinjve në derën  e lokalit, në pistoletë dhe motor.

Si u largua autori nga vendngjarja:

Pasi ka kryer ekzekutimin, autori largohet sërish me motorin e tij me targa të huaja, ku nga këqyrja e kamerave të sigurisë ai ka përshkuar itinerarin e rrugës nacionale nga Shëngjini në drejtim të Lezhës, dhe deri në fshatin Gjadër ku ka humbur dhe gjurmët.

Autori ka përshkuar me motor plot 20 kilometra, duke iu shmangur pa u vënë re dhe një pike kontrolli policore që ndodhej në hyrje të Lezhës.

Pikërisht në fshatin Gjadër, nuk përftohen më pamje të kamerave të sigurisë, duke e bërë të pamundur zbulimin e mëtejshëm të intenerarit përfundimtar të vrasësit.

Për pistat e hetimit, policia vijon të mbetet e dyzuar, kjo edhe për shkak se viktima kishte një aktivitet të gjerë në biznes, politikë dhe gjakmarrje të vjetër.

Kush ishte biznesmeni Ardian Nikulaj, baba i 4 fëmijëve, me dy bashkëshorte, jeta mes biznesit dhe politikës:

0-vjeçari kishte në pronësi një resort në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku gjatë verës kanë performuar këngëtarë të njohur shqiptarë dhe DJ vendas e të huaj. Lokali ishte një nga më të frekuentuarit në sezonin veror dhe më luksozët.

Ndërkohë lokali tjetër në pronësi të Nikulaj, ku ndodhi dhe vrasja ndodhet në hyrje të Shëngjinit dhe gjithashtu është shumë i frekuentuar dhe ka një pozicion të zgjedhur në zonë nga shumë vizitorë dhe turistë si vendas ashtu dhe nga Kosova.

Por 50-vjeçari kishte dhe prona e biznese të tjera që zotëronte me familjen e tij. Nga ana tjetër Nikulaj ishte i përfshirë në politikë dhe aktiv në mbështetje të njërit apo tjetrit kandidat për çdo zgjedhje lokale apo të përgjithshme që zhvilloheshin në vend.

Sipas banorëve dhe njerëzve që e njihnin, pothuajse gjithmonë rreshtimi politik i 50-vjeçarit përcaktonte dhe fituesin e zgjedhjeve, çka tregon për një peshë në politikën e zonës. Këtë radhë edhe pse me PSD, ai mbështeste kandidatin për kryetar bashkie të koalicionit “Bashkë fitojmë”, mjekun Pashk Gjoni dhe e kishte deklaruar hapur këtë gjë para bashkëqytetarëve të tij.

Nikulaj në 2021 ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Social-Demokrate. Prej 2019-ës ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe rikandidonte sërish për në këshill në zgjedhjet e 14 Majit. Më herët ka mbajtur disa poste në administratën lokale si drejtor i OSHEE-së dhe ALUIZNI-t. Pikërisht përfshirja e tij e zëshme në politikë, ka bërë që policia të mbajë një nga pistat e hetimit për vrasjen e tij motivet politike.

50-vjeçari ishte i martuar dhe babai i 4 fëmijëve. Por ajo që bie në sy është fakti se Ardian Nikulaj kishte dy gra. Kjo gjë thuhet dhe në njoftimin e vdekjes dhe të ceremoninë mortore, ku shkruhet ndër të tjera: bashkëshorti i Rudinës dhe i Verës”.

Ai kishte një familje të madhe dhe gjithashtu miq e të afërm të shumtë. Për të zbardhur ngjarjen, hetuesit janë përqendruar në dy pista, hasmëria me fisin Palaj pasi në vitin 1999, Nikulajt i kishin vrarë vëllanë dhe disa vite më pas nga Palajt janë vrarë dy anëtarë të familjes.

Po kështu 50-vjeçari kishte ndërruar mbiemrin pasi në të shkuarën njihej me mbiemrin Marku. Biznesmeni rezulton i dënuar për disa vepra penale më herët.

Ai ka qenë i dënuar me 4 muaj burg, për prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake dhe municioneve dhe për ‘armëmbajtje pa leje’. Po kështu ka qenë i dënuar në vitin 2003, dënim të cilin e ka deklaruar edhe në formularin e dekriminalizimit./ Voxnews.al

18 Komente

  1. T
    Titi

    Dhe ju zbuloni hapur fare te dhenat hetimore? Apo esht ndoshta mesazh I koduar qe te largohet NGA vendinse.mos e kapin?

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Që mundet???

      Që munde të indifikohet???? Po thane edhe për ata të top chanlit, akoma as një gjë. Policija në Shqiprie ështe kot

      Përgjigjjuni
      1. E
        E gjeten bre e gjeten hulumtusit

        Qeka siguruar te mbylle dhe deren pale. Po ikni o tema se sa veta e kane hapur e mbyllur deren mas pilafit do gjejne gishtat e enver hoxhes aty.

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vranakonti

        KETO TE DHENA HETIMORE QE JANE QUAJTUR GABIMI NGA VRASESI,MUND TE MBAHESHIN SEKRET DHE TE MOS BEHESHI PUBLIKE,PASI DEMTON HETUESIT NE PUNEN E TYRE. ATO EDHE MUND TE ZHDUKEN NGE NJEREZ TE INTERESUAR.

        Përgjigjjuni
      3. T
        T

        Nje plere me pak mos u trishtoni .

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tani ato pronat i gezojne të tjeret

          Kishte disa prona. Kishte. Se tani, ka lesht e Currit. Tani dy metra ven kanë, si lypsari edhe ky pronari.

          Përgjigjjuni
        2. 1
          1

          Habitem me expertet e krimit qe bejne muhabete kafenesh ne tv-ra,si lala e co ku perfshijne dhe pisten politike.Po mire o budallenj kush mund te te vrasi se ti deklaron se do mbeshtesesh x apo y ne votime. 0 Shanse.Vrasja aty ka dy pista per mua e para pazare te prishura ose nje mundesi e vogel konkurenc biznesi dhe e dyta gjakmarja..Thuhet se hasmet jane jashte shtetit.Epastaj? Alibine e krijon kushdo,biles ate nate mund te ken qene dhe ne dasem e te kryhet vrasja se ate e kryejn duart e botes,ti vetem kuleten luan

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drejtesia e Policia total e lidhur me Krimin

            Eshte qesharake cfar ndodhe ne Shqiperi . Imagjinoni nji Njeri te dyshimte me Skafander dhe nji Mortorre qe hyn jop pak por 4 -hereh ne Qytet dhe pse Policia e vezhgon nga Kamerat kte Mortorrciklist te Maskuar ,(qe kane shume Vrasje ne Kontot e tyre ne Shqiperi si Shanto me shoke ) Pollicia nuk e pka ndaluar anjiher ne kto 4 dite ,per t'I kerkua Dokumentacionin dhe zbuloje Identitetin e Motopriciklistit me Maske ,gje e cila ndodh shpesh ne Policite e Botes ,ndaj nji personi te Maskuar e te dyshimte .prandaj eshte gjitha ajo Tufe Policash ,qe te mbajne nen kontroll gjithcka ne qytete e parandalojne Krimin. Pra pa e zgjat kjo duket qarte se Krimineli ka Lidhje me Policine dhe se si eshte thene shpesh ktu ,Krimi i Organizuar eshte brenda Bordellos se Drejtesis e Spak . Loja e flliqur qe luajne kta maskarenje me Shtetin Shqiptare dhe kte popull ka me i fundos vet brenda . Eshte e pamundur ,qe nji Drejtesi nji Polici te funaksionoje si me qen ktu ne Afganistan . Krimineli eshte Mik i Policise

            Përgjigjjuni
          2. 1
            1

            Habitem me expertet e krimit qe bejne muhabete kafenesh ne tv-ra,si lala e co ku perfshijne dhe pisten politike.Po mire o budallenj kush mund te te vrasi se ti deklaron se do mbeshtesesh x apo y ne votime. 0 Shanse.Vrasja aty ka dy pista per mua e para pazare te prishura ose nje mundesi e vogel konkurenc biznesi dhe e dyta gjakmarja..Thuhet se hasmet jane jashte shtetit.Epastaj? Alibine e krijon kushdo,biles ate nate mund te ken qene dhe ne dasem e te kryhet vrasja se ate e kryejn duart e botes,ti vetem kuleten luan

            Përgjigjjuni
            1. a
              astriti

              Pare droge dhe keta te fortet hane koken me njeri tjetrin.

              Përgjigjjuni
              1. ….

                Po ju mo qelbesira qe botoni keto detaje ça qellimi keni??

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Suksese te metejshme

                  Policia e Lezhes kishte pikë kontrolli... Vrasësi udhëtoi për 20km dhe që nga koha që u bë vrasja dhe deri sa ai arriti te pika e kontrollit policat nuk dinin gjë për vrasjen. Çojeni policinë në shtëpi se na rropët nga paret. Vini qenin tim më mirë polic se ai të paktën të tremb e të leh po I vajte pranë. Ju dhjefsha në gjithçka që bëni!!

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Ju pjerdhsha ne vesh.

                    Shkrim me te dhena teknike qe i duhen vetem atyre qe hetojne vrasjen, a thua se te gjithe shqiptaret dhe lexuesit jane eksperte kriminalistike dhe jane pjese e zbulimit te vrasesit.

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Hetuesi

                      Po ai personi i tret qe rrinte si guak, mund te bente dicka per ti ardhur ne ndihme viktimes , ka pasur mundesi qe me nje karike te godiste doren qe mbante armen se ka qene shume prane ose ne pamundesi ta ndalonte atentatin nje mundesi kishte mbas atentatit , duke degjuar 7 krisma , ai mund te nderhynte te godiste me cdo mjet rrethanor me karrike apo dicka tjeter se armen ai e kishte bosh mbasi kishte qelluar 7 here aq plumba sa mban arma.Te le dyshime mos veprimi i personit te trete qe ndodhej ne ambjent. Hetuesit duhet ta shtrydhin kete personin e trete se me siguri Ai e njeh autorin, mund te jete informatori i tij

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Realisti

                        Ik o koqe! Mbase të bie rasti ty të na tregosh aftësitë e tua të heroit ... pa ditur në fakt që viktima ishte një kriminel gjithashtu.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Toni M.

                          E vertete... duket si po ferkon duart m'bas krimit... kur largohet vrasesi per te hapur porten duket sikur afrohet pak nga ana e portes siku s'ka ndodhur asgje... sikur pine nje kafe me te ndjerin dhe po largohej... e cuditeshme me te vertete.

                          Përgjigjjuni
                        2. G
                          Gonigal

                          Biznesman, politikan i denuar disa here dhe ne hasmeri per vrasje . Sa normale eshte ne Shqiperi nje njeri me keto te dhena aq anormale eshte per Europen.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kristi

                            Po mire thote ky shkruesi Hetuesi me lart.. Ai ...te dera rrinte e shihte..,por vigjilence zero..ose ambjentim... Etj etj ..

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje