
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrëshen, ku dy të rinj kanë plagosur njëri-tjetrin pas një debati që kanë pasur mes tyre.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e njërit prej të palgosurve, ku dy të rinjtë të cilët janë dhe kushërinj pasi kanë debatur për motive banale kanë përdorur thikat, e për pasojë kanë mbetur të plagosur.
Menjëherë është bërë transporti i tyre drejt spitalit ku ndodhen aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Mirditë / Informacion paraprak
Në Rrëshen, shtetasit N. Gj. 19 vjeç dhe K. V. 20 vjeç ( kushërinj), dyshohet që për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht si dhe kanë plagosur me mjet prerës (thikë) njëri – tjetrin.
Si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ndodhen në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje