Gazetari zbardh detaje nga vrasja e Nikulajt: Policia mendon se është i shëndoshë, por autori kishte veshur dy palë rroba. Po fliste në telefon i acaruar

21 Prill 2023, 09:03Kronika TEMA

Gazetari zbardh detaje nga vrasja e Nikulajt: Policia mendon se është

Gazetari Artan Hoxha, ka folur për ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj, në një lokal në Shëngjin. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Hoxha dha detaje nga ngjarja e rëndë, duke folur edhe për autorin, i cili është maskuar, jo vetëm duke mbajtur një skafandër, por rezulton të ketë veshur disa palë rroba, për t'u dukur i shëndetshëm, por sipas Hoxhës është një person "i dobët dhe qitës i mirë". 

Hoxha zbuloi gjithashtu se Nikulaj ka qenë duke biseduar në telefon i acaruar, përpara se të ekzekutohej. Gazetari tha se viktima ka kryer disa telefonata dhe sipas një dëshimtari, është dukur i acaruar. 

"Ai ka qenë personazh me shumë ndikim në zonë, me ndikim të qëndrueshëm. Herën e fundit që e kam takuar, ishte i mbrojtur, i shoqëruar. Duket pak e çuditshme se si nuk ka reaguar. Para se të hyjë autori, ai është duke folur në telefon. Presupozohej të ishte zonë e sigurtë ai lokal. Personi me skafandër ka krijuar idenë e një polici qarkullimi ose punonjësi të bashkisë.

Sapo ka hyrë i ka folur në emër për ta përshëndetur. Sapo ka bërë rrotullimin te tavolina, një nga personat që gjenden në lokal afrohet për kuriozitet më shumë. Ndërkohë ai nxjerr pistoletën TT. Në Shqipëri dallohen zonat që përdorin këto lloj armësh.

Autori ka gjuajtur dhe i ka të gjithë goditjet në tabelë, në të gjitha rastet, për të qenë i bindur. Më pas është larguar qetësisht, ka marrë drejtimin në krahun e Gjadrit dhe në Gjadër është zonë e madhe pa mbulim kamerash. Është kërkuar që motorri mund të ketë ardhur në Tiranë. Por deri në këtë moment nuk është zbuluar motorri.

Targa është greke. Ajo që bie në sy, nga veprimet që kam parë aty, autori ka përdorur një hile. Ai duket sikur është trupmbushur, por ai ka veshur dy palë tesha dhe ka edhe jelek anti-plumb. Pra ndryshe nga identikiti i policisë, sipas informacioneve, autori nuk është siç e kërkon policia, një trupmbushur dhe i palestruar, por krejt tjetër, një person i dobët, qitës shumë i mirë.

Kam kontaktuar me një personazh që ka qenë në lokal 30 minuta para. Ka biseduar me Ardianin. Ai ka bërë disa telefonata dhe ka qenë i acaruar. Nuk e di nëse prokuroria ka mbledhur gjë, por ka patur disa telefonata. Autori ka mbikqyrur lëvizjet e Nikulajt. E ka patur të qartë që objektivi ka mbetur i vetëm në tavolinë", deklaroi Hoxha. 

6 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    O katunar Prishte, i thuj Neviles te te laje ndresat se ate pulovren ke nje jave qe nuk e heq nga trupi dhe ankohen koleget se nuk te afrohen dot nga era e perçit. Do besh analiza kur lahesh je here ne muaj.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tata luigji

      Ik more pleher se je absolutish berryl pati thote dy pal rroba sikur ishte fshehur nen breket e tij, vallai ti do rrahur o mik per rrenat dhe hamendesimet qe sajon, Ska turp me te madhe se te degjosh keta tip gazetarucesh qe rrine gjith diten ne kafe duke planifikuar per tu vene gjoba bisnesebe dhe atyre te drogrs Ik ciu hoxhe

      Përgjigjjuni
      1. p
        preshevali

        Ky Zhyll Hoxha ose e bene evlijan ose eshte ne mesin e tyre, koha qe ti ndrydhin bolet me fjokë tavoline ose shteti ose kundershtaret.

        Përgjigjjuni
        1. b
          bill isufi

          O oo foli ky nxjerr buken e gojes

          Përgjigjjuni
          1. e
            emigranti

            pse nuk i nxirrni emrat qe te sqarrohen cdo gje sepse po bertasin saliu me shoke, qe vete i vrasin

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lilo

              Per aq kohe sa ngjarjet e renda kriminale nuk zbardhen, duhet te durojme gazrat e ketij sharlatani! I neveritshem!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje