
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e 26 pasurive të shtetasit, Ylli Ndroqi.
Fillimisht u vendos për konfiskimin e 31 pasurive, por më pas u vendos për 26 prej tyre, përfshirë edhe "Ora News", pasi nuk i justifikonte këto pasuri me burimet e të ardhurave.
"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë 20.04.2023, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 32 akti, datë 02.02.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit Y.N., M.N., shoqëria '… sh.a.', kundër vendimit nr. 17, datë 03.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka disponuar me konfiskimin e disa pasurive.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 17, datë 03.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar", thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje