Shqiptari përplas për vdekje të riun me skuter, përlot nëna: Sa gjeti punë

20 Prill 2023, 21:00Kronika TEMA

Shqiptari përplas për vdekje të riun me skuter, përlot

26-vjeçari Giorgos Georgopoulos, gjeti vdekjen mëngjesin e të martës ndërsa ishte duke lëvizur në rrugë me një skuter elektrik.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ampelas në Paros, të Greqisë, ku pak para orës 10:00 i riu përplas për vdekje nga një makinë që po i vinte përballë në një kryqëzim.

Drejtuesi i mjetit ishte një 60-vjeçar nga Shqipëria dhe është vënë menjëherë nën arrest.

Nëna e 26-vjeçarit është shpreshur se ndihet e shkatërruar nga ngjarja e dhimbshme. Giorgos ishte fëmija i saj i vetëm dhe ishte rritur pa baba. Shqetësimi i vetëm i nënës së tij ishte që ai të gjente një punë të mirë, gjë që ai e bëri.

I riu punonte në një hotel në Paros, atje shefi i tij i dha një skuter që ta përdorte për përditshmëri në ishull. Askush nuk do e mendonte që skuteri “do i merrte jetën”.

2 Komente

  1. P
    Phoenix

    Skuterat nuk duhet te jene ne rruge, sepse perdoruesit jane pa patente, pa siguaracion dhe nuk njohin rregullat minimale te qarkullimit. Eshte mjet i motorizuar i cili arrin shpejtesine 45 Km/h, dhe pak rendesi ka qe motori eshte elektrik.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Merita

      Kete mendoj dhe une ... Keqardhje pa fund, Sepse ishte I ri.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje