Akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja dhe për armë pa leje, lihet në burg Ramazan Rraja

21 Prill 2023, 09:59Kronika TEMA

Akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja dhe për armë pa

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lënë në burg Ramazan Rrajën.

Rraja akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ajran Ndoj dhe mikut të tij Aleksandër Laho, ku humbi jetën Andi Maloku.

Përpara GJKKO-s Rraja mbajti një qëndrim mohues duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet nga SPAK.

Bëhet me dije se nipit të deputetit socialist, Rrahman Rraja i është ngritur edhe akuza e armëmbajtes pa leje.

Kujtojmë se Rraja u arrestua dy ditë më parë në ambientet e një lokali ku kishte shkuar për iftar, në Urën e Goles pa shkuar në Fushë Krujë.

Rraja ishte nën shoqërinë e Luiz Konomit, një personazhi nga Elbasani i njohur në botën e krimit me nofkën “Çupja”.

Ky i fundit u arrestua gjithashtu, pasi ishte në kërkim nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.

Në momentin e kapjes, Ramazan Rraja, të cilim e thërrasin shkurt “Xon Rraja”, iu gjet në brez një pistoletë me fishek në fole gati për qitje.

 

1 Komente

  1. L
    Ligji I vërtetë

    Vareni qenin!! Unë nuk dua të paguaj asnjë qindarkë për të mbajtur këtë plerën në burg.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje