I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Durrës 25-vjeçari

3 Shtator 2025, 11:47Kronika TEMA
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge,

Një 25-vjeçar është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian ku është i dënuar për përfshirje në fushën e tregtimit të drogës.

Rando Murataj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Breshias në Itali, caktoi në ngarkim të tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Night in”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Durrës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 25-vjeçar i akuzuar nga autoritetet italiane, për trafikim të narkotikëve.

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Night in”.

Gjatë këtij operacioni, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi R. M., 25 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Breshias, Itali, me vendimin e datës 31.01.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

TemA (S.P) 

Lini një Përgjigje