I shpallur në kërkim për vjedhje në Vlorë, 20 vjeçari arrestohet në ‘Porche’-n që drejtohej nga adoleshenti

21 Maj 2023, 16:10Kronika TEMA

I shpallur në kërkim për vjedhje në Vlorë, 20

Një 20 vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Vlorës për vjedhje është arrestuar ditën e sotme teksa qarkullonte me një automjet tip ‘Porche’ që drejtohej nga një 17 vjeçar.


Në pranga ka rënë Xhuljano Hodaj, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Partë Vlorë e ka dënuar me 7 muaj e 24 ditë burg për veprën penale “Vjedhje” kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë ka nisur hetimi edhe për 17 vjeçarin D.Z i cili drejtonte mjetin tip ‘Porche’ pa leje drejtimi.

 

Lini një Përgjigje