I thyen krahun dhe këmbën/ Zbardhet dëshmia e drejtorit të OSHEE-së në Lezhë: Ishin 3 persona, më goditën me levë

1 Dhjetor 2022, 11:07Kronika TEMA

I thyen krahun dhe këmbën/ Zbardhet dëshmia e drejtorit të

Drejtori i përgjithshëm i OSHEE-së, Edmir Përndreca i cili u dhunua një natë më parë ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor. 

Ai ka deklaruar se e kanë ndjekur dhe pasi e kanë goditur me makinë, ai ka zbritur e më pas është dhunuar. Sipas Përndrecës, autorët ishin 3.

"Më ndoqën më goditën me makinë sapo zbrita më gjuajtën me leva, ishin tre persona por nuk i identifikova dot," tha ai.
Mbrëmjen e djeshme, mjeti i drejtuesit të OSHEE-së u godit nga pas.

 Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht Përndrecën.

Drejtorit të OSHEE i kanë thyer krahun dhe këmbën. Diçka e tillë vjen pas intensifikimit të kontrolleve të OSHË për vjedhje apo ndërprerje të energjisë elektrike ndaj abonentëve debitorë.

 

Edmir Përndreca është emëruar drejtor i Njesisë së së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë prej më shumë se 1 viti, ndërsa ka një karrierë të gjatë pune si inxhinier pranë këtij institucioni.

 

5 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Këta janë trimat e Saliut të cilët asnjëhere nuk paguajnë as taksa as drita as ujë.Edhe sot njerzit e Saliut bëjnë lloj lloj marifetesh të vjedhin e mos paguajnë...Janë pikërisht këta që i shkojnë mbrapa edhe sot me mëndjen që të vjjedhin shoqërinë..

    1. M
      Mirela

      Xhoxhi saktë ????????????????????????

    2. S
      Sherbim sa me te shpejte ..

      Te shkuara dhe u sherifsh sa me pare . Ata mos sote neser do te kapen Si mijnte dhe do te denohen.. Ka ikur Ajo kohe ,kure krimet nuk zbardhedhin...Policia gjithsesi ka punuar dhe po punon shume mire per kapjen e ketyre Krimineleve qe Ju genjen mendja ..Ne vend te shkojne e te punojne ,,meren ke krime .Dhe pastaj e vuajne dhe Familiaret e ketyre Krimineleve .

      1. S
        Sherbim sa me te shpejte ..

        Te shkuara dhe u sherifsh sa me pare . Ata mos sote neser do te kapen Si mijnte dhe do te denohen.. Ka ikur Ajo kohe ,kure krimet nuk zbardhedhin...Policia gjithsesi ka punuar dhe po punon shume mire per kapjen e ketyre Krimineleve qe Ju genjen mendja ..Ne vend te shkojne e te punojne ,,meren ke krime .Dhe pastaj e vuajne dhe Familiaret e ketyre Krimineleve .

        1. t
          taso kume

          Nuk dua ta paragjykoj ,por ne VLORE per te vene nje sahat dritash pagova njehere nuk e vune pagova per here te dyte erdhen e vune, duket mori FERUZANI dhe i dha dhe shefit ,nuk dua te bije ne gjynah po eshte dhe ky si FERUZANI mir ja kan bere .

          Lini një Përgjigje