I vendosi zjarrin pyllit në Gramsh, arrestohet një shtetas

24 Gusht 2025, 11:55Kronika TEMA
I vendosi zjarrin pyllit në Gramsh, arrestohet një shtetas

Policia e Elbasanit ka arrestuar, me kërkesë të Prokurorisë shtetasin F.S. për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat Prokuroria e Elbasanit bën me dije se “më datë 21.08.2025, policia u njoftua se në fshatin Bresnik i Poshtëm, Njësia Administrative  Kodovjat, bashkia Gramsh ka rënë zjarr në mesin e një pylli të përbërë nga lloje drurësh “Mare” dhe “Cendel”.

“Në vendngjarje shtetasi F. S., deklaroi se ka shkuar bashkë me babain e tij në fshatin Bresnik Poshtë, ku i ka vënë zjarrin një pjese të sipërfaqes së pyllit për të shtrirë markushin e ujit për të vaditur ullinjtë.

Pasi i ka vendosur zjarrin bashkë me të atin kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të tij. Zjarrin e vendosi me çakmak për të lehtësuar punën për të shtrirë markushin për tek arat e tij.

Në deklarim ai tha se zjarrin e kishte nën kontroll dhe se është hera e parë që e bën për të pastruar pyllin për të shtrirë një markush uji”, sqaron Prokuroria.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan sekuestroi në cilësinë e provës materiale një çakmak, ndërkohë që shtetasi F.S. po hetohet për veprën penale që përbën krim të kryer me dashje dhe për të cilin dispozita përkatëse përcakton një maksimum dënimi prej 8 (tete) vite burg.

2 Komente

  1. T
    Teo

    Sa debile mban kjo toke. O zot cfare niveli. Le ta shtrije markushin ne qeli tani.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      si ka mundesi te jene kaq debila skiptaret hahaha vari k. duhen vrare pa gjyq fare.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje