I vunë tritol garazhit të 39-vjeçarit, në gusht 2024 u akuzua për vjedhjen e një “Audi” 200 mijë eurosh

24 Korrik 2025, 09:19Kronika TEMA
I vunë tritol garazhit të 39-vjeçarit, në gusht 2024 u

Një sasi tritoli ka shpërthyer në prët e para të mëngjesit në Tiranë. Shpërthimi ndodhi në rrugën “Peti” rreth orës 4 të mëngjesit në hyrjen e garazhit të 39-vjecarit Elvis Kosova. 

Nga shpërthimi ka pasur dëme materiale ndërsa policia ka sekuestruar pamjet që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Elvis Kosova është një emër i njohur për policinë. I riu u arrestua në gusht 2024 pasi u akuzua për vjedhjen e një makine luksozë “Audi” me vlerë rreth 200 mijë euro, por u lirua pak ditë më vonë.

Së bashku me një shtetas turk, Kosova kishte arritur të marrë përmes mashtrimit një automjet me vlerë 200 mijë euro. 

Turku Yucehan Er kishte marrë një Audi me qira në Gjermani, ka ardhur në Shqipëri dhe ia ka dhënë Kosovës, i cili më pas ka bërë kallëzim në polici se ia kishin vjedhur.

Njoftimi i Policisë

“Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. 

Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara. 

Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

1 Komente

  1. S
    Sefer Daja

    Shqiperia, habitet ekselent per antinjerez.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje