Rama poston fotot nga Gjiri i Lalzit: E gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën të përzënë me duar në xhepa

23 Korrik 2025, 22:05Kronika TEMA
Rama poston fotot nga Gjiri i Lalzit: E gdhinë si zaptues me qindra

Kryeministri Edi Rama vijon me postimet nga aksioni i zhvilluar në territor mbi lirimin e hapësirave publike.

Së fundmi, ai ka ndarë foto nga bregdeti në Gjirin e Lalzit ku brenda ditës janë hequr shezllongjet që kishin zaptuar pjesën e dedikuar për hapësira publike.

“A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë e çadra për të sfiduar shtetin?!

Nuk e di, këta e dinë – në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si  të përzënë me duar në xhepa – po kthesa e këtij viti me plazhet publike është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit, e cila është e të gjithë shqiptarëve jo vetëm e disa tregtarëve”, shkruan Rama.

10 Komente

  1. i
    ilir

    shko ne dhermi dhe shiko cbehet duhet ti maresh leje te futesh ne det me mijra cadra me km cadra dhe shezllon nuk ke ku te rrish ose do blesh cadren 40 mij lek te pish kafen dhe ujin 4 mij lek sepse nuk ke shanse te futesh ne det

    Përgjigjjuni
    1. @
      @.

      Po ti ishe futur vilave te hajduteve do ishe me i besueshem.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qyqyi

        Ore ne shyqyr na u ktheve ti ne shtet se ne ketu kemi qene. Zot mbaje deri ne fund te gushtit se ty dy dite te mban entuziazmi.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Ccc

          Çeveria e kap leprin me çere

          Përgjigjjuni
          1. A
            Al

            Perdor q ne vend te ç miku se na more ne qaf.

            Përgjigjjuni
          2. E
            Emigranti

            A ja vlen the??? Po ata paret e drogës pastrojnë... cfarë rëndësie kanë se vunë 100 çadra???

            Përgjigjjuni
            1. m
              muli,paloqa,mziu,vokshi,gjeli peqinit e shalqini

              Mos prek cadren e mulit para viles qe e akuzoi bardhpedo,e ka me te madhe se sulltan saliu

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tirona

                Bravo. Por duhet perdite kontroll dhe ndeshkim ligjor. Mbi shtetin nuk ka se jemi popull hajdut qe duam te zaptojme ate qe nuk na takon.

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kreu

                  O km, trotuaret dhe hapsirat publike jane zene, mbase me teper edhe ketej nga periferia, psh Alliasi, ku disa rruge nuk kane fare trotuar. Mbase duhet ti hidhni syte edhe ketej.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    sofi

                    Bravo RAMA , beje si dikur kur plazhi i takonte te gjithve . Mernim buken me djath e rrush dhe reren e kishim tonen , nuk kishim frike se dikush do te na perzinte. U bene ca te pa ngopur qe te quajne si nje cope lecke dhe te hedhin ku te duan .JO DHE JO PLAZHI ESHTE I TE GJITHVE SI NE KOHEN E ENVERIT .

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje