Një 48-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi në vitin 2022 i vuri flakën 3 automjeteve. Në prangat e policisë u vu Frank Ndoja(Bibaj, Kasneci).
Si rezultat i veprimeve hetimore ky shtetas në datën 23 dhjetor të vitit 2022, rreth orës 03:20 në lagjen ‘Ndoc Mazi’ të qytetit të Shkodrës u vuri flakën 3 automjeteve, një Benzi në pronësi të A.D., një Volkswageni në pronësi të K.L. dhe një Benzi tjetër në pronësi të K.D.
“Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, zbardhin djegien e 3 automjeteve, kryer më datë 23.12.2022, në lagjen “Ndoc Mazi”.
Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi F. N. (F. B., F. K.), 48 vjeç, banues në Shkodër.
Nga hetimet dyshohet se më datë 23.12.2022, rreth orës 03:20, në lagjen “Ndoc Mazi”, 48-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), automjetin tip “Benz” në pronësi te shtetasit A. D., automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D. dhe automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit K. L..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër”,-thuhet në njpoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje