Aplikimet për vizë shqiptare, MEPJ: Është konstatuar një faqe false, thirrje qytetarëve të shmangin abuzimet

5 Prill 2026, 11:40Kronika TEMA
Aplikimet për vizë shqiptare, MEPJ: Është konstatuar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dhënë një mesazh të rëndësishm për të gjithë qytetarët. Përmes një postimi në rrjetet sociale ata theksojnë se është hapur një faqe e cila përmban informacion të ngjashëm me ato të publikuara në faqen zyrtare të aplikimit për vizë hyrjeje të shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë.


Njoftimi i plotë:


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) njofton se, në vijim të monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura në internet, është konstatuar ekzistenca e faqes:

https://evisia-al.com/albaniavisaenquirylive/

e cila përmban materiale dhe informacion të ngjashëm me ato të publikuara në faqen zyrtare të aplikimit për vizë hyrjeje të shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë.

Në këtë kuadër, sqarojmë se faqja e sipërcituar nuk është faqe zyrtare dhe nuk është e autorizuar nga autoritetet shtetërore shqiptare për të ofruar informacion apo shërbime lidhur me procedurat e vizave.

Theksojmë se faqja e vetme zyrtare për aplikimet për vizë elektronike shqiptare, së cilës duhet t’i drejtoheni, është:

https://e-visa.al/

MEPJ u bën thirrje qytetarëve dhe të interesuarve të tregojnë kujdes maksimal dhe të përdorin vetëm burime zyrtare për aplikime dhe informacion, me qëllim shmangien e çdo abuzimi të mundshëm.

Organet e sigurise kibernetike dhe autoritetet ligjzbatuese po marrin masa për të bllokuar cdo aktivitet të paligjshëm si dhe gjurmimin dhe ndjekjen e personave përgjegjes sipas legjislacionit në fuqi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke e ndjekur këtë çështje me qëllim marrjen e masave të nevojshme.

1 Komente

  1. L
    Lufta e tret botërore dhe kriza ushqimore,petrolie

    Gjermania ka rënë dakord me Sirinë për dëbimin e 800 000 Sirianëve nga territori saj brënda 31 dhjetorit 2027.Ne nuk duhet ta mbushim vëndin me mizerje pasi politika BE-së s'përputhet me këtë vision të rrezikshëm për identiten e vëndit dhe të arrdhmen e brezit të ri. Më mirë të jetë munges të forcës puntore, se të punojn disa muaj ,të marin leje qendrimi, të sjellin familjarët dhe shoqërin e tyre, të dërgojn kursimet e tyre me wester union në vëndin e origjinës dhe më pas me pashaportën e Shqipëris tē bëjn terrorizëm në shtetet e Evropës.Thirini mendjes

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje