Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, në zbatim të masës së sigurisë "detyrim për paraqitje", ka shkuar pasditen e së premtes në SPAK.
Pas daljes nga ambientet e SPAK, ai është shprehur se ka kërkuar që t’i kthehet laptopi. Po ashtu, ai thekson se ka katër javë që ka kërkuar veç të tjerash të gjithë raportet e KLSH, “mbi të cilat është ndërtuar pretendimi i shkeljeve të ndryshme dhe ende nuk më janë vënë në dispozicion”.
Beqja ka folur edhe për Ermal Kurtulajn, si edhe i kujt është restoranti "Gzona".
“Nuk e kam apeluar kontrollin e banesës, apo të sendeve që më janë marrë. Kam kërkuar që të nesërmen, që të paktën laptopin ku kam të gjithë materialet e sterilizimit të ma japin sa më shpejt me qëllim që të vijoj komunikimin me SPAK për çështjen e sterilizimit. Siç jam i hapur për të zbatuar gjithçka që kërkon drejtësia, por siç kërkoj edhe nga drejtësia që minimalisht të jetë korrekte me mua. Kam katër javë që kemi kërkuar veç të tjerash të gjithë raportet e KLSH, mbi të cilat është ndërtuar pretendimi i shkeljeve të ndryshme dhe ende nuk më janë vënë në dispozicion", tha Beqja.
“Ermal Kurtulajn e njoh prej më shumë se 15 vitesh. E kam njohje të hershme. Që nga maj 2022 ka punuar jo në SASPAC, por në një projekt që ndiqej edhe nga SASPAC”, shtoi ai më tej lidhur me miqësinë me atë që cilësohet nga SPAK si sekseri i tij.
I pyetur nëse e di se i kujt është "Gzona", Beqaj u përgjigj:
“Është një pyetje që më duket e pavend. Nga shkurti i 2020 nuk ka asnjë lidhje financiare-ekonomike me familjen time. Bashkëshortja ime është larguar në shkurt 2020, pra para 4 vitesh dhe nga gjithë puna që ka bërë në investimin "Gzona" ka marrë mbrapsht 1.5 mln lekë të vjetër”, tha ai.
Ama do dale dhe emri i Artur Elezit o hajdut !
Ja edhe zullapi Beqaj I ndershmi I dynjase.Ku egziston ne Shqiperi nje njeri i paster qe nga kryetar bashkish apo te gjithe ministrat e ketyre 30 viteve te demokracise hajduterore qe mos te kete lyer rroten. Edhe ky derdimen nuk ka ndryshim nga hajdutet e tjere.Mendoj se nuk eshte e veshtire ti zbardhesh gjithe pasurite dhe sekuestrimi i menjehershem.Po dolen keta pa e lagur vendi yne i varfer nuk ka derman.Sa mire do ishte te shikonim pluralizmin ne burg pasi solidarizoheshin hajdutet e partive dhe do te betoheshin per idealin.
Juve keni shume te drejte ..Por duhet haruar edhe nja njeqind vjete qe ne shqiperi te fuksionoje dicka e drejte dhe e rregullt simbas lIgjit..Deri atehere do na jete ritur bari neve dhe shume brezave te tjere.. Haroje nje shqiperi disi te pakten si Evropa...me ato gabime te vogla qe ka Evropa..
O kurve burre. Do laptopin? Shko ne burg te te bjere sapuni ne shesh. Ti je aq hajdut , sa padroni jot. Me te njejten gjatesi. Aq i pangopur je ti sa edhe toke bujqesore more ne Xarre e Konispol nga Min. Bujqesise. Ne nje kohe qe te tjeret e blene , ti e more XHAPA. O fare muti, o shkerdhata
Ti ske vjedhur asnjë cent je i ndershëm t'a futen zv.ministri dhe ai shoku jot italian qe jane në burg besoj