Ilir Meta kërkon zëvendësmin e masës së sigurisë “arrest me burg”, zbulohet data e seancës në Apelin e GJKKO 

2 Shtator 2025, 11:13Kronika TEMA
Ilir Meta kërkon zëvendësmin e masës së sigurisë

Ish-Presidenti i Republikës dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest me burg”, ndërsa është caktuar që seanca për këtë kërkesë të mbahet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm në datën 8 shtator.

Ju vëmë në dijeni, se më datë 08.09.2025, ora 10:00, në sallën e gjykimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar gjykimi në shkallë të dytë, i kërkesës penale, me nr. 194 regjistri themeltar, me:

OBJEKTI: Ankim ndaj vendimit nr. 546, datë 13.08.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Zëvendësimi i masës së sigurimit personal të “Arrestit në burg”, për shtetasin Ilir Metaj, akuzuar për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Neni 260, i Kodit të Procedurës Penale.

BAZA LIGJORE: Kjo gjykatë është vënë në lëvizje edhe mbi ankimin e paraqitur nga i pandehuri që ju përfaqësoni. Mosparaqitja juaj pa shkaqe te arsyeshme, do të shkaktojë zëvendësimin tuaj me mbrojtës kryesisht, të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

5 Komente

  1. L
    Lereni te gezoje pasurine

    e vjedhur djerse. Populli vete ua dha duke i votuar.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Fshatar ROBQIRË.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dani USA

      Pse sorollateni o gjykate koti bejani gjyqin dhe dergojeni ne space qe ti mbyllet goja funderines.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Humoristi

        Kush e ka deklaruar se:”Like floriri!”Mamuthi i korrupsionit like-mona!A e mbani mend ju gazetaret e Temes!?

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vdeksh ishallah

          Edhe Satani eshte me i bardhe se ti, monster kokcepsh. Asnje lloj makabriteti nuk ke lene pa bere. Turpi i kombit, Ballkanit, Globit. Te hengshin minjte pak nga pak neper biruca, edhe familjen tende nese nuk dorezojne mallin e popullit.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje