Trupi i 30-vjeçarit shqiptar u gjet i pajetë në Marbella, policia spanjolle nis verifikimet për ADN-në me familjarët

2 Shtator 2025, 10:55Kronika TEMA
Trupi i 30-vjeçarit shqiptar u gjet i pajetë në Marbella,

Autoritetet spanjolle kanë marrë ADN-në e vëllait dhe vajzës së Miklovan Danajt për të vërtetuar shkencërisht nëse personi i gjetur i vdekur në brigjet e Marbellës është familjar i tyre apo jo.

Sipas raportimeve, familjarëve të tij në Spanjë dhe në Shkodër nuk iu është komunikuar se trupi i pajetë është i 30-vjeçarit, kjo derisa ekspertiza të përcaktojë nëse kanë përputhje gjenetike.

Pas denoncimit të familjarëve për mundësinë e zhdukjes, nisën hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë në Spanjë u zbulua se personi i fundit që Danaj kishte takim ishte Juxhin Drazhi, i cili rezulton i arrestuar më vonë për llogari të SPAK për trafik kokaine, pjesë e grupit të Elvis Doçit, i njohur si Visi i Pojës.

Drazhi do të merret në pyetje edhe për zhdukjen e Danajt, por deri më tani nuk ka prova konkrete që e lidhin atë me zhdukjen.

Policia spanjolle ka marrë në dispozicion edhe mesazhet në Telegram dërguar bashkëshortes ku njoftohej të mos e kërkonin Dakajn pasi ishte hedhur në det, por dekodimi është i vështirë për gjurmimin nga kush dhe ku është dërguar mesazhi./ TemA (S.P)

1 Komente

  1. z
    zhigolo

    Hëngshin kokat ndërmjet vetit!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje