Inceneratori i Tiranës, Taulant Tushe kërkon pafajësinë: Mbahem në burg pa gjyq!

28 Mars 2025, 14:31Kronika TEMA
Inceneratori i Tiranës, Taulant Tushe kërkon pafajësinë:

Taulant Tushe, ish-zyrtar i bashkisë së kryeqytetit, i pandehur në dosjen e inceneratorit të Tiranës, kërkoi pafajësi në Gjykatën e Posaçme. Përmes një letre të lexuar në sallën e gjyqit nga avokatët e tij, në sallën ku nuk ishte i pranishëm,  Tushe, ka pretenduar së është burgosur pa gjyq.

“Mua më kanë burgosur pa gjyq. Në lidhje me procesin e mbetjeve, unë por edhe Bashkia Tiranë jemi përpjekur të bënim më të mirën. Në lidhje me këtë koncesion nuk pati asnjë ankesë në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Ne si Bashki për aq sa na takoi bëmë detyrën tonë. Me këtë standard që keni vendosur ju edhe punonjës të tjerë të administratës, mund të ndihen të rrezikuar dhe frikësuar. Kërkoj të shpallem i pafajshëm”, shkruhej në letrën e tij.

Në vijim, avokatët e Tushes pretenduan se SPAK kishte ngritur një fabul të pavërtetë në dosjen ndaj klientit të tyre.

Gjykimi ndaj tetë të pandehurve për inceneratorin e Tiranës në Gjykatën e Posaçme ndodhet në fazën e konkluzioneve të mbrojtjes.

Disa javë më parë, gjatë leximit të pretencës, SPAK kërkoi fajësi për të gjithë të pandehurit dhe dënime me burg për ta, mes të cilëve edhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Për këtë dosje, po gjykohen 10 persona, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka, për të cilët SPAK në pretencën e 7 shkurtit kërkoi 26 vite burg në total.

Për ish-ministrin u kërkuan 4 vite burgim, ndërsa për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, i akuzuar për korrupsion te zyrtarëve të lartë në dy raste, SPAK kërkon 5 vite burg dhe 5 vite qëndrim jashtë të gjitha funksioneve publike. (A2 Televizion)

3 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    jgakdhjeri gerrrko jevgjiti alabak kerkon pafajsin ...por ku i vdhnit nerzve te thjesht pronat nuk kishe faj tij ....yyyyt gerrrko gjakdhjer....

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fuck you!

      A mor shkerdhata qe jeni pasuruar ne kurriz te njerezve dhe beni si te virgjer! Ta dini se te keqen do ta gjeni ne mase te barabarte me vjedhjen qe keni bere! Mund t'i shpetoni burgut, por hajdute do jeni perjete!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        "Mbahem në burg pa gjyq" thotë idioti, njëjtë si kryetari i tij Lali Dhjeri. E kuptoni çfarë thoni? Të njëjtën gjë u thoshte edhe Lali Dhjeri avokatëve amerikanë dhe ata shqypnin sytë dhe nuk arrinin të kuptonin çfarë thoshte. Në paraburgim qëndrohet me vendim gjykate, këtë e dinë edhe fëmijët. Është marrë vendim për të qëndruar në paraburgim sepse ju jeni shoqërisht të rrezikshëm, prishni provat. Derisa të bëhet gjyqi në themel, në shkallën e parë, aty do rrish. Dhe mos fol marrëzira se qëndron në burg pa gjyq, gjyqi do bëhet kur prokurorët t'a çojnë dosjen për gjykim në gjykatë. Tani gris bythën, hajdut muti, se e ke pak edhe qëndrim në paraburgim, dhe lëre absurditetin që po qëndron në burg pa gjyq. Qëndrimi në paraburgim është praktikë e njohur në të gjithë legjislacionet e botës, vetëm Edi Rama ishte ai që tha i pari gomarllëkun se "kryetari bashkisë po mbahet në burg pa gjyq", duke dashur me këtë rast të vazhdonte ndjekja penale në gjëndje të lirë. Të kishte kërkuar këtë të fundit, pra, ndjekjen në gjëndje të lirë as Lali Dhjeri dhe as ti nuk do përsërisnit gomarllëkun e stërmadh të Skënderbeut të Elisa Spiropalit..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje