Incidenti i rëndë në Elbasan, makina e dy vëllezërve u pret rrugën prokurorit të SPAK dhe anëtarit të BKH

27 Shkurt 2023, 12:05Kronika TEMA

Incidenti i rëndë në Elbasan, makina e dy vëllezërve u

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tre ditë më pare, kur një prokuror i SPAK dhe një anëtar i Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan në Elbasan për të mbledhur informacione lidhur me arrestimin e Arben Spahiut dhe Arsen Preçit.

“Panorama” ka mësuar nga burime të sigurta se teksa prokurori i SPAK, Behar Dibra largohej bashkë me një oficer të Policisë Gjyqësore të BKH dhe me shoferin e tyre në një makinë tip Honda, në afërsi të tunelit të Elbasanit, janë përballur me një makinë tjetër në të cilin lëviznin Orges Sina dhe Emirjan Sina, konkretisht 24 e 27 vjeç, lindur në Librazhd e banues në Durrës. Njëri prej tyre punon oficer sigurie i një firme private në Portin e Durrësit.

Konkretisht, në hyrje të tunelit, njëri prej personave ka fotografuar mjetin e prokurorit dhe OPGJ, ndërsa nga krahu tjetër i njëjti veprim është bërë dhe nga personat që udhëtonin në makinën Honda. Mësohet se mjeti i Orges dhe Emirjan Sina i kanë prerë rrugën makinës së prokurorit të SPAK duke i kërkuar llogari pse po i fotografonin.

Në këtë moment, debati ka agravuar duke shkuar deri në tentativë të përleshjes fizike, por që është shmangur kur njëri nga vëllezërit ka treguar dokumentin duke pretenduar se është punonjës i Policisë së Shtetit.

Në këto momente prokurori ka treguar gjithashtu dokumentin që tregon se është anëtar i SPAK.

Por kjo nuk i ka ulur tensionet mes palëve që kanë vijuar sherrin duke shkëmbyer fjalë e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Pas neutralizimit të situatës, prokurori mësohet se ka vënë në dijeni për incidentin e ndodhur auroritetet përkatëse dhe automjeti me të cilin lëviznin dy vëllezërit është vënë në kërkim nga Policia e Elbasanit, Durrësit dhe Tiranës.

Për ngjarjen mësohet se është vënë në dijeni edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Panorama ka mësuar se gjatë ndjekjes së makinës së dy vëllezërve, ata kanë thyer dhe një posto bllok të ngritur posacërisht në qytetin e Durrësit nga policia e qarkut duke shmangur shoqërimin e tyre.

Pas punës së bërë nga të tre drejtoritë vendore të Policisë, është bërë i mundur identifikimi dhe prangosja e dy vëllezërve Orges dhe Emirjan Sina, të cilët sot kanë dalë para gjykatës së Elbasanit dhe janë njohur me masën e “arrestit me burg”, kërkesë e bërë nga prokuroria e Elbasanit.

15 Komente

  1. p
    plazhisti

    Shikoni kur ti kerkoje interpelance qeverise Ervin Saliani qe i kane dhunuar dy bashkepunetoret e tij!Dhe presim te behet shtet ligjor kur ne kete vend qeverisin paralelisht dy shtete.Uroj te mos jene te paisur edhe me karten e SHISH-it!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Shteti i Edvin Droges po vepron , nga zyrat e SPAKUT deri ne rruget e Elbasanit.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vëllai i Kalecit.

        Do Zoti dhe vjen ne pushtet i madhi Sali Berisha, se vetem ai bën shtet ketu. Ai ose të hedh në erë dhe vret me dhjetra, ose të vret ne mes të rruges po demonstrove. Atij i them shtet unë. Lere pastaj po të bëjë shef policie vëllain tim Kalec Degën, atehere bëjnligjin edhe unë. Me doren time kam per ta arrestuar Edi Ramën dhe t'ja hedh prangat. Për çfarë ta arrestoj? Per qejf ore! E pse jo? A e kam vellain shef? Le t'ja mbaje pastaj Prokurorit të SPAK ose Byrosë së Hetimit të me dalë perpara. Ja plas qurret. ******* Oh, ç'më doli gjumi dreqin. Ishte enderr e bukur. Kalec, vëlla. Mos u merzit se mua më dalin enderrat.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Viçodolsi

          Ky vëllai Kalecit qenka për të drejtuar shtetin , pas Salës .

          Përgjigjjuni
    2. M
      Maksi

      Qijani motrat halabakeve te rruges

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sahale-Shpellari

        Mos more Maksi, se n'a i ngel qefi Karlec Deges,

        Përgjigjjuni
      2. D
        Din shijaku

        Njesh si ne kohen kur Agron Musaraj ish minister rendi. Gjithe beratasit qe bojshin drogen mbajshin karte si me qene agjent kriminal te antidroges e interpolit.

        Përgjigjjuni
        1. shijakasi

          bravo shijako ... Erzeni shkim korrekt

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vranakonti

          Futini ne burg maskarenjet se ja horrat e Saliut dhe lopcarit nga Skrapari Kokelopa,Ilir Meta. Ata fy jane paguar ngs Meta e Berisha,pasi e shikojne qe po u vjen mortja verdall.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tersi

            Është rasti kur shteti duhet të tregoj dhëmbët! Krimi po teston dhe kërcënon spakun!.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Loni ish dashnori i Grides!

              Kalbini ne burg kaunaret!

              Përgjigjjuni
              1. l
                librazhdjoti Ball-ist

                Vellezerit jane trimeruar nga Dora e Ngrohte e shokut Tao-Tao Balla per te cilin kane punuar fort neper c'do fushate zgjedhjesh.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  T

                  Le te bejne ca vite burg vellezrit Zena se mire ju bo

                  Përgjigjjuni
                  1. r
                    rony

                    Dhe te mendosh po sikur te kishin keta dy leshpalare edhe mbeshtetjen e strukturave te shtetit sic ka ndodhur rendom ne kohen e shpellarit sali dhe hajdutit Ilir,, keta jo do bllokonin hyrjen apo daljen e tynelit te Elbasanit, por do ti vinin edhe mur po tju mbushej mendja hehehe hadje kellira hajde

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lenci

                      duhen perplasur ne burg keta dy katunaret vellezer

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje