
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në plazhin Vilë-Bashtovë të Kavajës, ku humbën jetën tre anëtarë të një familje nga Tirana.
Babai 50-vjeçar Elvis Halilaj së bashku me dy fëmijët e mitur përkatësisht të moshave 15 dhe 13 vjeç, kanë gjetur vdekjen ndërsa po laheshin në det.
Njëri nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes tregoi për Euronews Albania se viktimat u nxorën në breg nga pushuesit të cilët u përpoqën edhe të jepnin ndihmën e parë.
Ai u shpreh se ambulanca u vonua rreth 40 minuta dhe kur erdhi, infermierët nuk ishin të pajisur me barelë për t’i transportuar.
“Ndihma e parë e shpejtë po i jepej nga një djalë te lokali, nuk kishte, as polici asgjë.
Vetëm njerëz të rastit kanë ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë, punonjës shteti asnjë. Infermierët erdhën pa barelë, u detyruam t’i merrnim në krah.
Madje, ndihma e parë iu dha tek barishtet. Babai doli pa shenja jete, djemtë kishin më shumë gjasa të jetonin”, tregoi ai.
Nese ne nje vend pushojne mijera vete duhet te kete patjeter sherbime. Por pajisjet e sherbimit lene shume per te deshiruar...leket shoerdorohen e taksat vidhen, nuk kthehen ne sherbime per njerezit por luks per zyra , karburant, dieta dhe Cartera per kryeministrin.