
Eksperti i sigurisë, Fation Softa ka folur në lidhje me konfliktin mes dy fisve në Krujë ku u rrahën barbarisht dy anëtarë të fisit Maja nga anëtarë të fisit Rraja.
Gjatë një interviste në Euronews Albania, Softa komentoi rreth zhvillimeve të fundit pas publikimit të videos së dhunës.
Sipas tij ajo çfarë solli përshkallëzimin e kësaj situate e cila çoi deri në shkarkimin e ministrit të Brendshëm Beldi Çuçit dhe dorëheqjes së deputetit të zonës Rrahman Rraja ishte rrjedhja e videos nga radhët e anëtarëve të fisit Rraja.
“Flasim për një fis i cili është lakuar disa herë për disa vepra, por politika dhe mbështetja e saj ndaj personave, grupeve apo fiseve ka qenë maksimale.
Nëse nuk do të kishim këtë video që u publikua në media nuk do kishim këtë situatë të përshkallëzuar e cila erdhi që nga shkrirja e komisariatit, dorëheqja e Ministrit të Brendshëm dhe dorëheqja e deputetit.
Këtë valë apo këtë lloj tërmeti e shkaktoi shfaqja e kësaj videoje të filmuar dhe ofruar nga vetë këta grupe, që kërkuan që për këtë ngjarje të kishin edhe regji”, - u shpreh Fation Softa.
Ahahaha "Cfare mute anal-isti qe qenke more kapedan?Perse mundohesh te shfajsosh qeverin e kryemutit ndaje fisit te rrajave?pra e nxorret ju vidion ndryshe do ju hanim mune?Rrofte kryemuti dhe shpurra e tije preje kriminelesh.
Ky "eksperti per cdo problem" Sofka jep mendime shume te "cmuara", po kete qe thua ti mor trap e di dhe nje budalla se ky konflikt po te mos ish ber viral do mbyllej si shume te tjera qe ndodhin cdo dite. Ekspert koqe.
Jane cunat e krymenistrit tone te dashur. Edhe don ky bandit ta presi Albin Kurti.
Jane cunat e krymenistrit tone te dashur. Edhe don ky bandit ta presi Albin Kurti.