Interpoli në alarm, gjykata shqiptare nxjerr në arrest shtëpie një shtetas kinez të cilësuar si “tepër i rrezikshëm”

9 Shtator 2022, 16:26Kronika TEMA

Interpoli në alarm, gjykata shqiptare nxjerr në arrest shtëpie

Një shtetas kinez i kërkuar për grabitjen e afro 140 milionë eurove u arrestua në korrik në Tiranë, por “ping-pongu” i tij në gjyqësor ka alarmuar autoritetet e Interpolit, pasi një gjykatës në Tiranë urdhëroi që të shumëkërkuarit t’i caktohej masa “arrest shtëpie”.

Gjykatësi në fjalë është Kujtim Vranici.

Por çfarë ka ndodhur?

E nisim nga fillimi. Siç është bërë e ditur më herët në media, në datën 11.07.2022, ora 17: 30, u bë arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit kinez Liangbin Chen, i biri i Chen dhe i Ye i datëlindjes 06.11.1990, lindur në Kinë dhe banues në Dubai, arsim 12-vjeçar, i identifikuar me pasaportë me nr. NO1449826.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi me datën 11.07.2022, ora 14:00, është ndaluar nga Policia Kufitare Rinas, pasi në momentin që ka kryer procedurat e rregjistrimit në hyrje me linjën ajrore “Air Albania” Londër-Tiranë, ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga autoritetet kineze.

Kjo është konfirmuar me email nga Zyra e Interpolit Tiranë që thotë: “Nga verifikimet e bëra në sistemin e ASF 2 rezulton se shtetasi Liangbin CHEN, i datëlindjes 06.11.1990 rezulton se është shpallur në kërkim nga Interpol Pekini/Kinë për veprën penale të ‘Mashtrimit’ në shuma të mëdha prej 140 milionë USD. Interpol Pekini /Kinë, ka bërë shpalljen në kërkim ndërkombëtar të shtetasit të mësipërm më datë 04.07.2022 dhe me vendimin nr.No.DG (X) BZ{2022}00055 lëshuar më 20.05.2022, kanë caktuar masë sigurimi ‘Arrest me burg’ për veprën penale:’ MASHTRIM’ parashikuar në nenet e Kodit Penal kinez.  Sa më sipër, është kërkuar arrestimin e këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Kinës.”

Në vijim të interesimit për rastin vihemi në dijeni nga institucione të sigurisë se aktualisht i pandehuri ndodhet ende i arrestuar si pasojë e vlerësimit të ligjshëm të ndalimit të këtij shtetasi, ku me vendimin e datës 22.05.2022 është caktuar masa e sigurisë “Arrest Burg”, vendim ky i dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga ana tjetër, Kina ka dorëzuar aktet e plota brenda afatit ligjor dhe vihemi në dijeni se ka dhe një çështje që po gjykohet në themel për akstradimin. Ndërkohë, çuditërisht, Gjyqtari i gatshëm i muajit gusht, Kujtim Vranici po vijon paralelisht të gjykojë kërkimin për revokimin e masës së sigurimit, të padisë që tashmë përbën një non sens.

Si futet në “lojë” eksperti mjeko-ligjor

Burime kofidenciale nga shërbimet bëjnë me dije se një gjyqtar, një avokat dhe ekspert mjeko ligjor, po bëhen pjesë e kësaj “loje” me qëllim që i pandehuri të dalë në gjendje të lirë ose arrest shtëpie dhe të mos mund të ekzekutohet vendimi i ekstradimit, duke i dhënë mundësi arratisjeje.

Arsyeja e kësaj kërkese lidhet me kushtet shëndetësore të këtij shtetasi duke dashur të tregojnë gjendjen e tij shëndetësore “të rënduar”, kjo një “artificë” për të bërë të mundur në dukje kushtet shëndetësore që kërkohen për revokimin e masës së sigurimit personal. Këtu hyjnë në lojë ekspertët mjeko-ligjorë që sajojnë një akt ekspertimi (kliko këtu) për gjendjen shëndetësore “të rëndë”.

Ndërkohë me një praktikë “të shkollës së vjetër” pas disa shtyrje seancash, gjyqtari Kujtim Vranici i cili po krijon një precedent të rrezikshëm dhe jo procedurial penal në përputhje me parashikimet e ligjit, pasi ka qenë për një javë gjyqtar i gatshëm në muajin gusht, vijon seancat, duke favorizuar nëpërmjet ndërhyrjeve, këtë shtetas kinez, me qëllim zëvendësimin e arrestit me burg. Si rrjedhim mund të ndodhë që një vendim i gjyqtarit të caktuar me short të lejojë ekstradimin, tjetri ta ketë lënë të pandehurin në gjendje të lirë duke krijuar një paradoks brenda së njëjtës gjykatë.

“Ne jemi të shqetësuar sepse kalimi i tij në arrest shtëpie duket si një lëvizje e ngjashme me rastin e narkotrafikantit turk Abdulselam Turgut në vitin 2011, i cili pas vendimit të gjykatës u arratis”- tha për Hashtag.al një burim i Interpol.(Hashtag.al)

20 Komente

  1. ¿?

    Ja pra, pse kot e beme ne reformen ne drejtesi?

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hasoni

      Po ca ja fusni kot ligji e leshi kinezi paguan 10 milion $ se nuk është mirë nga veshët dhe ja fut detit per ne dubai prapë Për gjykatën tone ai pula që bën vezë floriri

      Përgjigjjuni
      1. K
        KK

        Morren Era Gjak te fresket Korbat dhe era Para e madhe.Jo do ta nxjerrin por do marre dhe Demshperblim.Kush jane Korbat qe do diskretitojne Shtetin ne Bote.emrat dhe pasurite ???

        Përgjigjjuni
        1. L
          L

          Spak ne krye te detyres. E Ka fajin berisha. Ka 10 vjet ne pushtet po berisha e Ka fajin. Ta gezoni drejtesine amerikane

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptari

            O L-ja e madhe ! A e di se kush eshte Kujtim Vranici ? Po ta tregoj : nje student shume i dobet i energjetikes, i pari thurjen e intrigave te 1991 dhe shume i zellshmi ne vjedhjen e votave te 1996 .Nuk mundi te punoje asnje dite ne profesionin per te cilin mbaroi. Nderroi zanat. Me kurs plepash apo shkolle Sale behet gjykates dhe akoma nuk e ka kaluar vetingun. Mos do te thuash e kane fajin shqiptaret ???????

            Përgjigjjuni
          2. v
            veterineri

            Keta lloj gjygjtaresh duhen fekuenduar me spermatozoite qeni

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sali Legeni

              Kete gjyqtar qe Po perpiqetzte fitoj ndonje Mio € futjani ne bith...jemi te korruptuar

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sali Legeni

                Kete gjyqtar qe Po perpiqetzte fitoj ndonje Mio € futjani ne bith...jemi te korruptuar

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sos

                  FLAUTISTI QE DEMUTKRACIA E BERI GJYQTAR HAJA QENIT PIJA QENIT E BJERI KARADYZENIT

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Hajdarovski

                    Ku eshte Ispektoriati i larte i drejtesise? Po Spaku? Shqiperi te kam dhjere nuk te mora vesh njehere.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tik Kosi

                      Shoket e Gjin Gjonit

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        GEZUAR BAFTJAR

                        O hale pse nuk e sqaroni nese ky Vranicki e ka kaluar vetingun?

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          GEZUAR BAFTJAR

                          O hale pse nuk e sqaroni nese ky Vranicki e ka kaluar vetingun?

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fierakja

                            me i rrezikshem eshte ky kujtim vranici. kapeni per leckash e futeni ne burg.

                            Përgjigjjuni
                          2. S
                            Sali_Iliri hajduti

                            kujtim vranici, futeni brenda dhe i masni brimen e bythes. sa mut bob. po ta kete 15 mm, ka hanger shume dhe ka dhi shume. majeni mrena dhe futini nje kacarrum.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fierakja

                              me i rrezikshem eshte kujtim vranici. te denohet ky kujtimi

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                TURIEMIGR

                                SHQIPERIA SKA MARVESHJE EKSTRADIMI ME KINEN DHE TJETRA NE VENDE KU ESHTE NE FUQI DENIMI ME VDEKJE NUK LEJOHEN EKSTRADIMET N.Q.S I KERKUARI REZIKOHET TE DENOHET ME VDEKJE . DHE NE MOS GABOHEM NE KINE EKZISTON DEN. ME VDEKJE. KURSE KJO PUNE E GJYQTARIT , AKOMA PO AJO ALBANI ESHTE .

                                Përgjigjjuni
                                1. j
                                  juristi

                                  Kjo qe thoni eshte pjeserisht e vertete. Se pari, Kina eshte pjese e InterPol-it dhe si e tille, Shqiperia ka obligimin qe te kryeje ekstradimin per vepra penale si ky i ketij tipit. Sipas kodit kinez, keto individe denohen me burgime te gjata per mashtrimin qe ka kryer, por nuk parashi8kohet denimi me vdekje, prandaj ekstradimi ne kete rast eshte me se i ligjshem.

                                  Përgjigjjuni
                                2. A
                                  ABC

                                  Dhe fasada vazhdon.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Roni

                                    Kujtim Kurva se dhe zerin e ka si kurve dhe perdridhet si kurve shum shpejt do kete nje artikull shum te forte qe do tronditet opinioni publik

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje