Çuçi për Ervis Martinajn: Po hetohen disa pista, nuk flasim pa pasur prova

8 Shtator 2022, 23:08Kronika TEMA

Çuçi për Ervis Martinajn: Po hetohen disa pista, nuk flasim

Në studion e “Top Story” me Sokol Ballën, ministri i Brendshem Bledi Çuçi tha se policia nuk mund të flasë pa pasur prova në duar, por tregoi se hetimet janë shtrirë në disa pista, ajo e vrasjes dhe ajo e zhdukjes së vullnetshme.

“Policia po heton të gjitha pistat dhe do të flasë kur të ketë prova sepse nuk mund të flasë në bazë të thashethemeve. Pistat janë pista e vrasjes, pista e zhdukjes në mënyrë të vullnetshme. Ai është gjithmonë në kërkim nga drejtësia, sepse ka pasur edhe më herët statusin e të shumëkërkuarit. Konkluzioni do të jetë i bazuar në prova, jo në thashetheme”- tha Çuçi.

Ai shtoi më tej se ishte policia ajo që zbuloi se një efektiv e shoqëroi Ervis Martinaj dhe meritën ia atribuoi Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për të cilën tha se po jep frytet e veta.

“Është policia që ka identifikuar policin që e shoqëroi. Reforma që bëmë ne ne AMP po jep frytet e veta. Kemi krijuar strukturë të re inteligjente e kemi shkëputur nga policia dhe ka pasur rezultat mbresëlënëse në një vit. Arrestime këtë 8 mujor 183 arrestime vetëm policë , ndërsa në 2019 ka pasur vetëm 40. Janë të rëndësishme faktet. Kjo është një betejë e përjetshme që bëhet brenda çdo organizate midis të mirës dhe të keqes. Nuk është e thënë që vesh uniformën e policisë ti je virgjëreshë. Ka element të korruptuar dhe bashkëpunojmë me krimin”- tha Çuçi.

4 Komente

  1. B
    Bac u kry

    Shifrat dhe fjalet e ketij Cuckold tregojne qe Nano paska qene ne rregull

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajduti i Surrelit

      Pyet Olsin e Edi Rames , ai e di ku eshte Martinaj

      Përgjigjjuni
      1. M
        Ministria e Çi(u)çit

        Mirë qenke me statistikat ti Çiç! Nga 40 policë në 2019 183 në 2022 (jo full viti, veç 8 muaj). Pra rritje e policave të arrestuar pra edhe të inkrimunuar. Afërsisht 380% ose 4.6 herë më shumë. Pyetje po ti Çiç ku ishe... Cfare reformash bëre për pastrimin e policisë. Si dhe pse u rrit numri i policeve të ndaluar (indirekt këtu po nënkuptojmë se u rrit dhe numri i të inkriminuarve) Pra ti Çiç nuk bo për atë punë dhe pse kriteri i perzgjedhjes tënde aty është thjesht nepotiko-familjar. Kjo quhet PAAFTËSI zoti ministër Çiçi. Argumenti i rritjes së forcës goditëse bie në favor të faktit se institucioni yt është thjesht shumë i kalbur. Pra e thënë shqip Çiç kaq shtet dibte bësh ti dhe Rilindja e jote. Rilindje e lodhur!

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Ju ta hani mutin. Eshte e mundur qe nuk e kuptoni që mafja,krimi dhe korrupsioni e ka në dorë shtetin apo bëjnë sikur për ti hedhur hi syve popullit ?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje