
Një 30-vjeçar, me banim në Mathi u ndalua nga karabinierët me dyshimin se ishte i përfshirë në vrasjen e Fatmir Ara, 43-vjeçarit kontraktor ndërtimi, i cili u gjet i vdekur të shtunën e kaluar në fshatin San Carlo. Canavese.
Pas një marrje të gjatë në pyetje, i dyshuari, siç sqarohet nga vetë karabinierët ka modifikuar disa herë versionin e tij përpara hetuesve dhe prokurores Elena Parato derisa ka pranuar vrasjen, duke dhënë indikacione të sakta për gjetjen e telefonit të viktimës, të hedhur larg në distancë nga vendi ku është kryer krimi, dorezat e përdorura për kryerjen e vrasjes dhe arma.
Fatmir Ara në zonë njihej nga të gjithë si “Miri” , ai u gjet i vdekur më 4 shtator në fshatin San Carlo Canavese pranë Torinos, pasi prej 2 ditësh ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët të tij. Përveç përfshirjes së tij në trafikun e droges, Ara disa vite më parë (2018) ishte arrestuar dhe dënuar me tri vite burg.
Në atë kohë, ndaj shqiptarit ishin bërë disa denoncime nga bashkëshortja e tij për dhunë, po ashtu dyshohej se mbante armë pa leje. Ara ishte babai i 4 fëmijëve, 2 prej të cilëve nga martesa e tij e parë.
Biznesmen apo trafikant? Te nderuar gazetare, mund te na shpjegoni se cfare statusi social kishte i ndjeri?