Sulmi kibernetik nga Irani, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë telefonon Ramën: Qëndrojmë pranë aleatit tonë të NATO-s

8 Shtator 2022, 17:04Kronika TEMA

Sulmi kibernetik nga Irani, këshilltari i Shtëpisë së

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan zhvilloi një bisedë telefonike këtë të enjte me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, bëhet e ditur se Sullivan shprehur mbështetjen  të Shteteve të Bashkuara pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik.

Ata u angazhuan të vazhdojnë të punojnë së bashku në përpjekjet e Shqipërisë për korrigjimin dhe masat e sigurisë kibernetike.

''Kam folur sot me kryeministrin Rama. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me aleatin tonë të NATO-s pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik'', shkruan në Twitter Sullivan. 

Lini një Përgjigje