"Kishte dy muaj pa pirë ilaçet", flet nëna e Elmas Kaliajt: Donte ta therte gruan se ashtu ia dha truri, s'e mbanim dot

8 Shtator 2022, 17:50Kronika TEMA

"Kishte dy muaj pa pirë ilaçet", flet nëna e Elmas

Mersine Kaliaj, nëna e 55-vjeçarit, Elmas Kaliaj i cili plagosi me thikë gruan e tij dhe fqinjin që ndërhyri për të shmangur tragjedinë, ka treguar se djali i saj vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte rreth dy muaj pa pirë ilaçet.

Sipas të moshuarës, Elmasi donte të therte bashkëshorten e tij, Shkëlqime Kaliaj dhe s’mund ta mbanin dot. Ajo shton më tej se i biri nuk ka patur zënka më parë me bashkëshorten e tij.

“Donte ta therte, bam-bum, s’mund ta mbanim. Djali kishte kaluar, kishte nja 1-2 muaj pa i pirë ilaçet. Kur i pinte ishte mirë, por nuk donte t’i pinte më. Donte të therte nusen, se ashtu ia dha truri. S’kanë pasur sherre, e zënka. Fëmijët s’dinë gjë, janë në punë”, tha ajo.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në lagjen “Dyle Haxhiri” në Elbasan. Elmas Kaliaj sulmoi me thikë bashkëshorten e tij dhe fqinjin e tyre, Enver Sula, i cili ndërhyri për të shpëtuar gruan. Dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

 

1 Komente

  1. M
    Mahmut Hoxha

    Elmasi! Djali i Mersines! Mund t‘ma thote dikush se ne cilin Kontinent jetojme?!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje